Erdogan, thirrje Europës: Më mbështesni për Libinë
18/01/2020 18:45

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i bëri thirrje Europës që të mbështesë përpjekjet e vendit të tij në Libi, me qëllimin të arrihet fundi i konfliktit ne vendin e përfshirë nga kaosi. Turqia po i ofron mbështetje ushtarake qeverisë libiane, që njihet ndërkombëtarisht. Erdogan i bëri këto komente në një rubrikë të publikuar tek Politico, vetëm një ditë përpara samitit të Berlinit, ku do të bëhen përpjekje për stabilizimin e rajonit. Në këtë takim pritet që Gjermania dhe Kombet e Bashkuara të kërkojnë nga palët rivale në Libi, të cilat luftojnë për kontrollin e kryeqytetit, Tripoli, të bie dakord për një marrëveshje armëpushimi, hapi I parë ky drejt vulosjes së një marrëveshjeje përfundimtare paqeje. Turqia mbështet qeverinë e Fayez al-Serraj në Tripoli dhe thotë se gjenerali Khalifa Haftar, që udhëheq Ushtrinë Kombëtare Libiane të rebelëve, është person që po kërkon të bëjë puç shteti. “Duhet pasur parasysh se Europa është më pak e interesuar që t’i ofrojë mbështetje ushtarake Libisë dhe zgjidhja është që të punojë me Turqinë, që tashmë ka premtuar ndihmë ushtarake. Ne do t’i trajnojmë forcat libiane të Libisë dhe do t’i ndihmojmë që të luftojnë terrorizmin, dhe trafikimin e qenieve njerëzore”, shprehet presidenti turk. Samiti i së dielës në Berlin pritet t’i bëjë presion Haftarit dhe luftëtarëve të tij, që të ndalojnë ofensivën në Tripoli. Haftar dhe Serraj pritet që të jenë të pranishëm në Berlin, së bashku me liderët nga Turqia, Rusia, Egjipti, vendet perëndimore dhe fuqitë arabe. Konflikti në Libi ka nisur që prej rënies nga pushteti të Muammar Gaddafit më 2011.

Top News/ Putin, sytë nga Baltiku pas Ukrainës / Letonezët kthejnë bodrumet në bunkerë, rritet frika
30/04 11:53
Top News/ Raketa mbi ‘kështjellën e Harry Potter’/ Rusia, sulm në Odesa, 5 të vrarë e 32 të plagosur
30/04 11:47
Top News/ Zjarr dhe tërbim, shpërthen vullkani / Mijëra njerëz në ‘arrati’, mbyllet aeroporti
30/04 11:45
Top News/ Izraeli, luftë e plotë me Hezbollahun / Banorët po përgatiten, mbledhin ushqime dhe ilaçe
30/04 11:36
Top News/ 40 ditë pushim zjarri në Gazë / Hamasi shqyrton ofertën, SHBA: ‘Jashtëzakonisht bujare’
30/04 11:35
Top News/ Tre orë shkëmbim zjarri / Vriten katër policë amerikanë, katër të tjerë plagosen
30/04 11:32
Top Channel/ Marrëveshje historike, G7 do të mbyllë fabrikat e qymyrit deri në vitin 2035
29/04 22:26
Top Channel/ “Ballkani Perëndimor të futet në BE”/ Presidenti i KIE: Duhet nxituar, rrezikojmë…
29/04 22:17
Top Channel/ Plumba shqiptarit në Bruksel! Në koma pas atentatit, dyshohet për vrasës me pagesë
29/04 22:14
Top News/ Atentat shqiptarit në Bruksel/ Autori e qëlloi në kafene, dyshohet larje hesapesh
29/04 21:44
Top Channel/ “Moment historik për mua”/ Aktorja e njohur shuan heshtjen: Prej pesë vitesh jam esëll
29/04 19:50
Top Channel/ “Mbreti Charles ka flirtuar me mua”!Habit aktorja e njohur: Mund të isha Camilla radhës
29/04 19:48
Top News/ Stoltenberg vizitë të papritur në Kiev/ ‘Vonesat e armëve shënuan pasoja në fushëbetejë’
29/04 18:18
Top News/ SHBA kërkon ndihmën e Turqisë. Përpjekja për të bindur Hamasin për paqe
29/04 18:17
Top News/ Ekzekutohet modelja e lidhur me grupet e trafikut të kokainës në Ekuador
29/04 17:30
Top News/ Gjendje e vështirë në vijën e frontit në Ukrainë / Kryekomandanti: Po na zbraps Rusia!
29/04 17:24
Top News/ Evropa me ‘ombrellë bërthamore’ / 300 raketa franceze në kontinet për të trembur Rusinë
29/04 16:51
Top News/ Kryeministri nuk dorëhiqet / Sanchez do të vazhdojë të udhëheqë Spanjën
29/04 16:45
Top News/ Djali i Kadirov ‘rritet në karrierë’ / Vetëm 16 vjeç, në krye të forcave speciale çeçene
29/04 16:44
Top Channel/ Sanchez nuk ikën: Kryeministri spanjoll, jo dorëheqje pas skandalit të së shoqes!
29/04 12:35