Top News/ Djali i Kadirov ‘rritet në karrierë’ / Vetëm 16 vjeç, në krye të forcave speciale çeçene
29/04/2024 16:44

Lideri autoritar i Çeçenisë, i mbështetur nga Moska, thotë se e ka caktuar djalin e tij 16-vjeçar, mbikëqyrës të një shkolle trajnimi të forcave speciale çeçene në Gudermes. Adam Kadyrov u bë i njohur në gusht të vitit të kaluar, pasi në internet u postua një video ku ai shfaqet duke rrahur adoleshentin rus, Nikita Zhuravel, i cili ishte arrestuar për djegien e Kuranit. Pas incidentit, atij iu dhanë çmime dhe nderime, duke përfshirë edhe një vlerësim për "kontributin e tij të rëndësishëm personal në forcimin e Islamit dhe mbrojtjen e vlerave të tij"."Vendosa të caktoj Adam Kadyrov si mbikqyrës, ai është i njohur nga afër me aktivitetet e universitetit të njohur, unë besoj se ai do të përballojë në mënyrë të përsosur përgjegjësitë e tij të re”, shkruante Kadyrov në Telegram. Të afërmit dhe miqtë e Ramzan Kadyrov marrin rregullisht vlerësime dhe vendosen në pozicione të ndryshme në Çeçeni. Vajza e dytë e Kadyrov, Khadizhat 24-vjeç, u emërua nënkryetare e parë e administratës së qeverisë së Çeçenisë. Vitin e kaluar, Ramzan Kadyrov i dha vetes medaljen “Heroi i Çeçenisë”. Medalja që mori Kadyrov më 24 shkurt u krijua nga vetë ai për të “nderuar çeçenët” që marrin pjesë në pushtimin rus të Ukrainës. Kadyrov kishte dërguar në Ukrainë, bashkë me anëtarë të grupit të tij, për të luftuar përkrah forcave të rregullta ruse, dhe është raportuar se ai personalisht ka qëndruar në Ukrainë në marsin e vitit 2022. Megjithatë, Kadyrov shpesh ka qenë kritik edhe ndaj komandantëve të lartë rusë lidhur me mënyrën se si ata e kanë udhëhequr pushtimin e Ukrainës.

Top Channel/ “Do të ketë gjak”, Irani kërcënon Trumpi shënjestrohet në posterat e Teheranit
04/11 00:11
Top Channel/ Asnjë energji më shumë 127 miliardë euro shpenzime shtesë! Von der Leyen nge alarmin
04/11 00:09
Top Channel/ “Dridhuni, hajdutë e kriminelë!”, Magyar emëron prokurorin e ri në Hungari
04/11 00:07
Top Channel/ “Nuk kanë më nevojë për paratë tona”, Trump njofton ndërprerjen e ndihmës për Izraelin
04/11 00:06
Top Channel/ A po afrohet fundi i luftës? Melania Trump mbledh rusët dhe ukrainasit
03/11 23:58
Top Channel/ Pse u lejua treni me defekt të vazhdonte?! Tragjedia me 69 viktima tronditi Spanjën
03/11 23:57
Rusia dhe Ukraian takohen me 10 nentor, Merz: Nuk e braktisim Kievin
03/11 23:45
Alarme për bombë në 7 avionë, panik në qiejt e Europës
03/11 23:24
Top News-Votoi në 4 zgjedhje federale pa qenë shtetas amerikan, arrestohet në New Jersey italiani
03/11 23:00
Top News- BE vendos objektivat për anëtarësimin, Shqipëria “merr datën”, vlerësohen reformat
03/11 21:56
Top News – Trump rikthen çështjen e Groenlandës. ‘Europa na bëri dhuratën më të madhe ndonjëherë’
03/11 21:00
Top News – Trump konfirmon sulmet ndaj Iranit. Teherani paralajmëron – E kemi gishtin në këmbëz!
03/11 20:00
Top Channel/ Trump drejt humbjes?! Merr vendimin drastik ditën e zgjedhjeve
03/11 19:34
Top News – Polonia, trupa në kufi me Rusinë /‘Incident shqetësues’, frikë për ndërhyrje të armatosur
03/11 15:18
Top News – Trump do thyejë ‘tabunë’ bërthamore/Sulm bërthamor mbi Iran, paralajmëron agjenti i CIA-s
03/11 15:15
Top News – Përplasen me njëri tjetrin helikopterët / Aksident në lartësi, do uleshin në Everest
03/11 15:07
Top News – Alarm i kuq në aeroportet evropiane / Kërcënime me bombë në katër avionë, masa emergjente
03/11 14:56
Top Channel/ BE “ndez” motorët për Malin e Zi? Marrëveshja e anëtarësimit në qershor 2027!
03/11 14:45
Top News – ‘Ne do ta vrasim Trumpin’ / Teherani mbushet me postera e banderola kërcënuese
03/11 14:09
Top News – Rusia, bombardime me valë…31 të vrarë në fshatin ukrainas, goditi vendstrehimin
03/11 14:03