Elona kërkon ndihmë/ 14-vjeçarja vuan nga zemra. I duhet operacioni që kushton 200 mijë euro
30/12/2020 12:30

Me përhapjen e virusit sarscov2 në Shqipëri, kur e gjithë vëmendja e përqëndrua aty, familja Bërdufi mësoi një lajm tronditës për vajzën e vogël të shtëpisë Elonën. Që prej marsit 14 vjeçarja nuk shkon më në shkollë prej një tjetër sëmundjeje. Enida Bërdufi: Në karantinë siç rrinim të gjithë familjarët aty e kuptova që Elena kishte diçka qe nuk shkonte, kishte marrje fryme , këputje … çfarë nuk na shkonte në mendje se ishim të traumatizuar prej virusit. Helmim nuk kishte as virus por kishte diçka që as unë se besoj, kur mjeku tha duhet ta çojmë me urgjencë ma shpjegonin por prapë se pranoja që fëmija ime vuante nga zemra… E diagnostikuar me kardiomiopati e dilatuar, formë e rëndë 14 vjeçarja duhet të kryejë ndërhyrje në zemër, por ky operacion i ndërlikuar nuk mundësohet në spitalet shqiptare . Enida Bërdufi: Ilaçet janë sa me qenë Elena në këmbë. Doktoresha ka thënë se vetëm jashtë shtetit mund të bëhet në Turqi ose Itali, shkon 200 mijë euro. Ku ti gjesh ato të ardhura? Do mendosh për pjesën e lekut dhe dhembshuria e fëmijës, dhimbje e dyfishtë. Kush nga 50 kush nga 100 që na kanë ndihmuar deri tani, imagjino me shku jashtë shtetit… Koha për Elonën është më e çmuar se kurrë tani. Ajo pas përmirësimit del nga spitali por gjendja e saj përkeqësohet në banesë, ndaj ndërhyrja duhet të kryhet sa më shpejt. “Thjesht na ka thënë mjekja nëse sheh diçka të çuditshme kur vjell do e sjellësh me shpejtësi. Nga Kavaja të çosh me urgjencë një fëmijë me zemër? Nga momenti në moment ca s’mund të ndodh!! Ca mund ti bëj unë fëmijës në shtëpi vetë?? Serumin s’ia bëj dot”, thotë ajo. Netëve pagjumë, me frikën nga koha që kalon dhe vuajtjet e të bijës shtohen, Enidën e shoqërojnë lutjet, të cilat ua drejton edhe juve. “Nuk dua asgjë vetëm të shpëtoj fëmijën, ta kuroj e të jetë si gjithë shoqet. “, thotë e ëma. “Ju lutem të shërohem sa më shpejt”, shprehet Elona.

Top Channel/ Shpronësimet në Durrës me çmimin e zonave rurale, debat në Bashki
12/11 23:24
Top News- Microsoft 365, Outlook dhe Teams pësojnë ndërprerje globale, mijëra përdorues të prekur
12/11 23:15
Top News- U vra në atentat në Spanjë, zbardhet e kaluara e Luka Beqirajt, lidhjet me mafien italiane
12/11 23:00
Top News- Katërmbëdhjetë të vdekur në aksident, kamioni përmbyset dhe merr para 23 automjete
12/11 23:00
Top News- Stuhia “Charles” do ta godasë sot Shqipërinë, zonat që rrezikojnë nga shiu dhe era e fortë
12/11 22:45
Top News- ‘Anëtarësim me meritë, jo nga dera e pasme’/Kurti: Historia po kthehet në skenën botërore
12/11 22:30
Top News-Krizë edhe për Mercedesin: Pezullohen investimet në Gjermani,shqyrtohet mbyllja e fabrikave
12/11 21:30
Top News- Personat e zhdukur nga lufta/ Kosovë, gjenden mbetje mortore në Shtërpcë
12/11 21:15
Top News – Ligji për Dhomat e Specializuara/ Britania e Madhe kundër ndryshimeve
12/11 21:00
Top News- Rritet nafta e benzina, Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve
12/11 20:40
Top Channel/ 37 mln lekë më shumë për kinematografinë, debat për projektligjin në Komision
12/11 20:30
Top Channel/ Rrushkulli proteston për rrugët e shkatërruara dhe kanalizimet e papërfunduara
12/11 20:13
Top Channel/ Moti i keq pezullon lundrimin në Durrës, shtyhet për nesër udhëtimi drejt Barit
12/11 20:03
Top Channel/ Bizneset kundër paketës fiskale. APL: E dërgojmë në Kushtetuese. reagojnë shoqatat
12/11 19:56
Top Channel/ AKU bllokon misrin me aflatoksinë, pas shqetësimeve transmetuar në Top Channel
12/11 19:51
“Rama i shiti të gjithë!” Maliqi shpërthen me akuza ndaj Bashkisë së Kuçovës,Veliajt dhe Sara Miles!
12/11 19:49
Top Channel/ Sponsorizimi në sport dhe art, deri në 30% lehtësi tatimore për kompanitë që investojnë
12/11 19:47
Top Channel/ Arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit,akuzë për tjetërsimin e 44 mijë m2 tokë shteti
12/11 19:45
Top Channel/ U gjobit mbi 15 herë! Rrëfimi prekës i flamurtarit të protestës: Nuk ndalem!
12/11 19:43
Top Channel/ Protesta shton pasiguritë ekonomike, BSH: Mund të frenojë investimet e turizmin
12/11 19:42