Një foshnjë dyditëshe, me kordonin umbilikal ende të hequr nga trupi i saj është gjetur e braktisur nga patrullat e policisë dy ditë më parë në Oman. Foshnja, e cila është një vajzë, dyshohet se është fryt i një marrëdhënie jashtë martesore dhe për të shpëtuar nga turpi nëna e saj e ka braktisur dy ditë pasi ka lindur, duke e lënë në një vend të shkretë, me pak gjasa se dikush mund ta gjente.