Një episod i mbushur me emocion, reflektim dhe art bashkëkohor. Nga monologu tronditës për tragjedinë e Durrësit, tek “Otello” i Qëndrim Rijanit që rikthen Shekspirin në Teatrin Kombëtar, mini-ekspozita e Ilia Xhokaxhiut, simbolika provokuese e Nasuf Myftarit dhe suksesi i artistes shqiptare Olsjana Ajdini në Louvre të Parisit — Artkand sjell një përballje mes dhimbjes, teatrit dhe artit që po e çon Shqipërinë në skenat europiane.