Është çelur zyrtarisht në plazhin e Durrësit sezoni turistik i këtij viti. Me këtë rast Bashkia e Durrësit kishte organizuar një sërë aktivitetesh në rërë dhe në det, si dhe një program artistik.