“I zgjodha për të zbukuruar qytetin, edhe si kujtim i gjyshit për nipërit”. Petrit Përnaska është njëri nga gjyshërit e Tiranës që vendosi t’u bëjë një dhuratë të veçantë dy nipërve dhe mbesës së tij. Ai dhe familja e tij iu bashkuan fushatës së Bashkisë së Tiranës për të kontribuar për gjelbërimin e qytetit, duke mbjellë pemë në Parkun e Liqenit Artificial, pas Amfiteatrit.