Premierë e re, skenë e vjetër. Jennifer Lawrence tregoi edhe njëherë që ka një marrëdhënie të ndërlikuar me tapetin e kuq. Aktorja ishte në promovimin e filmit X-Men Apocalipse në Londër, ku sërish humbi ekuilibrin përballë aparateve fotografikë dhe dhjetra të pranishmëve në event.