Dëshira e fundit e emigrantes para vdekjes: M’i çoni fëmijët në Europë!
13/11/2019 18:01

Për të gjashtin vit me radhë, më shumë se 1.000 vetë kanë humbur jetën duke tentuar të përshkonin detin Mesdhe. Mesdheu mbetet rruga më vdekjeprurëse e emigracionit në mbarë botën, dhe sivjet, njerëzit aty kanë katër herë më shumë gjasa të vdesin se një vit më parë, sepse ka më pak anije shpëtimi rreth e rrotull. Pjesa dërrmuese e emigrantëve të dëshpëruar nisen nga Libia, ku BBC foli me një familje nga Kameruni, e cila është e vendosur t`i shkojë këtij rrugëtimi deri në fund, pavarësisht rrezikut të madh që ai bart. Ata kanë vuajtur shumë dhe kanë ngecur në Libi në pritje të mundësisë për të lëvizur më tej. Dy fëmijë të vegjël, Khadija dhe i vëllai Renault, tani janë në kujdesin e tezes dhe një kushëriri të rritur. E ëma, Delphine, bëri gjithë çfarë ishte e mundur në përpjekje për t`i çuar në Europë. Pas dy ditësh të kaluara në një varke trafikantësh, ata u kapën e u dërguan në një qendër ndalimi, ku Delphine vdiq në agoni. “Qëndruam për dy ditë në ujë, nën një diell përvëlues. Ajo u ndie keq, por në qendër nuk kishin trajtimin e duhur. Delphine nisi të qante pafund, sepse e kuptoi që po shkonte drejt vdekjes e po linte në rrugë dy fëmijë të vegjël”, Dëshira e vetme e gruas ishte që fëmijët të mbërrinin në Europën e shumë dëshiruar. Ëndrra e saj ishte që Renault, 11 vjec, të bëhej futbollist në Europë. Të afërmit thonë se do të përpiqen me çdo mënyrë t`i përmbushin këtë dëshirë të fundit.

Top News/ E premtja e zezë/ Besimtarët ortodoksë përkujtojnë Kryqëzimin e Krishtit
04/05 13:17
Top News/ Izraeli gati të ndërhyjë në Rafah, prezanton planin për evakuimin e palestinezve
04/05 12:53
Top Channel/ Zgjedhje të reja në Britani, sinjalet nga humbja e konservatorëve në zgjedhjet lokale
04/05 12:32
Top News/ Luftimet mbi Krime/ Rusia thotë se ka rrëzuar katër raketa amerikane
04/05 12:24
Top News/ Ngadalësohet tregu i punës në SHBA/ Në muajin prill u hapën 175 mijë vende të reja
04/05 12:23
Top Channel/ Izraeli “ul tonet”? Konsultohet me SHBA-në para ofensivës në Rafah!
04/05 12:23
Top Channel/ Zgjedhjet e 8 majit, Maqedoni e Veriut: Për kë do të votojnë shqiptarët?
04/05 11:50
Top Channel/ Befason Borrell: “Pres me padurim bashkëpunimin me qeverinë e re serbe”!
04/05 11:48
Top News/ Lufta Izrael-Hamas në moment kritik/ SHBA vijon përpjekjet për një armëpushim
04/05 11:47
Top News/ Sulmet kibernetike në Europë/ SHBA fajëson Rusinë- Ndaloni këtë aktivitet!
04/05 11:03
Top News/ Lumenjtë dalin nga shtrati, përmbytje masive nga shirat, shtatë viktima
04/05 08:30
Top News/ Floriri nuk po shitet, tregtarët thonë se shkak është bërë rritja e çmimeve
04/05 08:00
Top Channel/ Studentja lind fëmijën në tualetin e konviktit!E hedh në kosh: Pasi e lava e mbulova…
03/05 23:04
Top Channel/ Izraeli, 1 javë kohë Hamasit! Nëse s’arrihet marrëveshja, Tel Avivi do sulmojë në Rafah
03/05 23:03
Top Channel/ Pamje të rënda në Indonezi! Uji bllokon njerëzit, situatë e vështirë pas përmbytjeve
03/05 23:02
Top News/ “Stop turizmit”, japonezët të mërzitur me sjelljet e vizitorëve. Bllokojnë pamjen e malit
03/05 23:00
Top Channel/ Vendosja e trupave të NATO-s në Ukrainë, sekretari britanik: Përshkallëzimi…
03/05 22:45
Top News/ Pranvera mbërrin herët në Suedi, vendi nordik shënon rekord të ri
03/05 22:42
Top News/ Inteligjenca norvegjeze ngre alarmin: Baza më e madhe detare në rrezik nga Rusia
03/05 22:04
Top Channel/ Huthi kërcënon hapur Izraelin: Do të godasim anijet kudo që rrezet e armatimeve arrijnë
03/05 21:50