Dëshira e fundit e emigrantes para vdekjes: M’i çoni fëmijët në Europë!
13/11/2019 18:01

Për të gjashtin vit me radhë, më shumë se 1.000 vetë kanë humbur jetën duke tentuar të përshkonin detin Mesdhe. Mesdheu mbetet rruga më vdekjeprurëse e emigracionit në mbarë botën, dhe sivjet, njerëzit aty kanë katër herë më shumë gjasa të vdesin se një vit më parë, sepse ka më pak anije shpëtimi rreth e rrotull. Pjesa dërrmuese e emigrantëve të dëshpëruar nisen nga Libia, ku BBC foli me një familje nga Kameruni, e cila është e vendosur t`i shkojë këtij rrugëtimi deri në fund, pavarësisht rrezikut të madh që ai bart. Ata kanë vuajtur shumë dhe kanë ngecur në Libi në pritje të mundësisë për të lëvizur më tej. Dy fëmijë të vegjël, Khadija dhe i vëllai Renault, tani janë në kujdesin e tezes dhe një kushëriri të rritur. E ëma, Delphine, bëri gjithë çfarë ishte e mundur në përpjekje për t`i çuar në Europë. Pas dy ditësh të kaluara në një varke trafikantësh, ata u kapën e u dërguan në një qendër ndalimi, ku Delphine vdiq në agoni. “Qëndruam për dy ditë në ujë, nën një diell përvëlues. Ajo u ndie keq, por në qendër nuk kishin trajtimin e duhur. Delphine nisi të qante pafund, sepse e kuptoi që po shkonte drejt vdekjes e po linte në rrugë dy fëmijë të vegjël”, Dëshira e vetme e gruas ishte që fëmijët të mbërrinin në Europën e shumë dëshiruar. Ëndrra e saj ishte që Renault, 11 vjec, të bëhej futbollist në Europë. Të afërmit thonë se do të përpiqen me çdo mënyrë t`i përmbushin këtë dëshirë të fundit.

Top Channel/ NATO në alarm, dronët rusë mbi Rumani, ngrihen avionët luftarakë
13/09 23:11
Top News – Motivet e vrasjes së Charlie Kirk. Hetimet e FBI, autori bashkëjetonte me një transgjinor
13/09 22:50
Top Channel/ Ukrainës i duhen 120 mld $ për të luftuar rusët
13/09 22:31
Top Channel/ Dhunë në protestat kundër emigrantëve në Londër
13/09 22:12
Top News – Trump urdhëron Orban-in: ‘Mos bli më naftën ruse! Vendosi sanksione Kinës’
13/09 21:00
Top News – Ekzekutoi Charlie Kirk. Autori i dyshuar rrezikon dënimin me vd*kje
13/09 20:40
Top News – ‘NATO të godasë Kinën’. Trump – Bëni si them unë, të mbyll luftë në Ukrainë’
13/09 20:20
Top Channel/ Asambleja e OKB-së pro shtetit palestinez, Izraeli kundër: Shqipëria abstenon!
13/09 15:02
Top News – ‘Putin testoi NATO-n mbi Poloni’. Ish këshilltari i Trump: Perëndimi u kap i pa përgatitur
13/09 14:57
Top News – Mossad refuzoi misionin në Katar. Netanjahu u detyrua që të përdorë ushtrinë
13/09 14:56
Top Channel/ “Nuk e keni idenë se cfarë ju pret”, gruaja e Charlie Kirk: Tani fillon “lufta”!
13/09 14:55
Top News- Siria negociata me Izraelin/ Bisedime për garanci sigurie nga Tel Avivi
13/09 14:42
Top News- Përshkallëzimi i sulmeve izraelite/ Mbi 250 mijë persona të tjerë largohen nga Gaza
13/09 13:37
Top Channel/ Këshilli i Sigurimit, SHBA e prerë: Do mbrojmë ‘çdo centimetër të territorit të NATO-s’
13/09 11:59
Top Channel/ Qëlloi mbi Charlie Kirk: Kush është 22 vjeçari “i sjellshëm”,“i adhuruar” nga mësuesit!
13/09 11:56
Top Channel/ Tërmet 7.4 në Rusi, panik mes popullsisë-Lëshohet paralajmërim për tsunami!
13/09 11:35
Top News- ‘Roja Lindore’, NATO nis operacionin/ Masat pasi u shkel hapësira ajrore polake nga Rusia
13/09 10:31
Top News – Eliminimi tragjik i Charlie Kirk/ E veja e konservatorit mban një fjalim prekës
13/09 10:29
Top News – Tërmeti shkund lindjen e Rusisë/ Lëshohet paralajmërim për cunami në Paqësor
13/09 10:27
Top Channel/ Nato aktivizon “Rojën Lindore”, Sekretari m Rutte: Një mesazh Rusisë
12/09 23:07