Buxheti i BE-së, pakënaqësi mes vendeve të varfra
07/11/2019 20:22

Vendet e varfra të Bashkimit Evropian, kritikuan projekt-buxhetin post-Brexit të bllokut, që veçanërisht redukton fondet speciale që kanë ndihmuar në zhvillimin e tyre që prej anëtarësimit. Komisioni evropian ka propozuar një reduktim prej rreth 7 për qindësh të të ashtuquajturit fond kohezioni, në buxhetin 1.3 trilionë eurosh të pas 2020-ës, disa vjecar, që do të ndihmojë në përballimin e humbjes së kontributit të Britanisë pas Brexitit. Politika e zhvillimit apo kohezionit synon të krijojë kushtet ekonomike në vendet tradicionalisht më të varfra të jugut dhe lindjes së BE që ato të ngrihen në nivelet perëndimore. Në një takim në Pragë, 16 anëtarët më të varfër insistuan në një deklaratë se blloku duhet të mbajë fondet e kohezionit në nivelet aktuale pasi reduktimet mund të dëmtojnë arritjen e objektivave të zhvillimit të vendosura në marrëveshjet evropiane. “Është një propozim i pandershëm dhe ne duam drejtësi. Vendet e pasura duan të reduktojnë fondet e kohezionit në mënyrë që vendet më të varfra të marrin akoma më pak para dhe të pasurat më shumë. Kjo është e padrejtë”,ka thënë Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban. Në të njëjtën linjë me Orban ishin edhe anëtarë të tjerë të BE, republika Ceke, Polonia dhe Sllovakia, të gjitha vende anëtare të të ashtuquajturit grupi i Vishegradit. Fondet për bujqësinë, që në fondet e zhvillimit zënë pjesën më të madhe të buxhetit, janë reduktuar me 5 për qind. BE ka propozuar së fundmi shpenzimin e më shumë parave në Itali dhe vende të tjera tjera anëtare të goditura nga kriza ekonomike dhe emigrantësh, por më pak për vendet lindore dhe kjo ka shkaktuar jo pak pakënaqësi.

Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
Top News- Maduro tërbon Trump me gjestin e tij, SHBA dhe Venezuela drejt luftës
20/12 22:00
Top News- Paralajmërimi i Osama bin Ladenit/ Si përgjigjej për CNN ish-udhëheqësi i Al-Kaedës
20/12 21:00
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
20/12 20:00
Top News- Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në SHBA, Trump kërkon përgjigje përfundimtare
20/12 19:30
Top News- Raketat ruse bien mbi Odesa /Viktima e të plagosur, Moska kërkon hakmarrje
20/12 19:00
Top Channel/ Bie borë në Arabinë Saudite: E rrallë, reshje dëbore edhe në Katar!
20/12 15:11
Top Channel/ Berisha bën ftesë për më 22 dhjetor “për të rrëzuar Edi Ramën”
20/12 15:08
Top Channel/ Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm!
20/12 15:02
Top Channel/ Rubio, “hapa prapa” për Ukrainën: Bisedimet, rrugë e gjatë përpara!
20/12 14:44
Top News- Dy persona i zënë pritë dhe…/ Dalin pamjet e vrasjes së futbollistit në Ekuador
20/12 13:43
Top News- CIA kundër Trump: Putin dëshiron të gjithë Ukrainën, por dhe pjesë të Europës
20/12 13:26
Top News- Drogonte gruan, abuzonte dhe e filmonte, shokohen gjermanët
20/12 13:10
Top News- Ushtria e SHBA sulme të mëdha në Siri, nis shfarosja…hakmarrje për ushtarët e vrarë
20/12 13:00
Top News – Skandali s*ksual ‘Epstein’, të tjera emra. Në foto dhe Bill Clinton e Michael Jackson
20/12 12:59
Top News – Putinit i ‘shterojnë’ të ardhurat. Inflacioni ‘vret’ Rusinë, por nuk prek ushtrinë
20/12 12:30
Top Channel/ Administrata Trump i nxorri fotot me Epstein, reagon Bill Klinton!
20/12 12:29
Top Channel/ Trump “hap thesin” për Kosovën, Ambasada në SHBA: “Mbështetja u rikonfirmua”!
20/12 11:57
Top Channel/ “Syri i skifterit, “SHBA sulmon Sirinë: Vranë ushtarë amerikanë , goditen 70 objektiva!
20/12 11:30
DIGITALB DIGITALB