Britney Spears rikthehet në tregun muzikor me një videoklip të ri, ku shfaqet provokuese dhe ekstravagante.“Slumber Party” titullohet hiti i ri, ku Britney shfaqet me veshje qe nuk i lënë aspak vend imagjinatës në ambiente të mbyllura nën efektin e ndriçimit blu dhe rozë e errët. Ideja e këtij videoklipi mban vulën e regjisorit të nominuar për çmimet “Grammy”, Colin Tilley. Hitin e ri, Spears e ka ne bashkëpunim me artisten amerikane Tinashe.