Britani, vaksina frenon vdekjet/ Parashikohet rënie e madhe e vdekshmërisë gjatë muajit mars
12/02/2021 15:44

Vaksinat e Covidit kane filluar tashmë të frenojnë vdekjet ku deri në mes të marsit 9 nga dhjetë persona të vaksinuar do shpëtohen nga kthetrat e vdekjes nga virusi. Sipas modelimit të shkencëtarëve britanikë do ketë një rënie mjaft të madhe të vdekshmërisë për shkak të vaksinimit të popullsisië. Faktikisht shifrat e këtyre ditëve flasin për një rënie në masën 35 per qind ne krahasim me nje jave me pare te infektimeve dhe 25 perqind te numrit te vdekjeve e krahasuar po me një javë më parë. Mosha mesatare e njerëzve që vdesin nga Covidi është 83 vjeç, ajo e pacientëve nëpër spitale 73 dhe atyre që janë në terapi intensive 61 vjeç. Aktualisht 13.5 milionë britanikë janë vaksinuar nga grupet vulnerable, stafe mjekësore dhe punonjësve të kujdesit për të rriturit, dhe Britania pritet brenda dy tre ditësh të arrij më shpejt objektivin e datës 15 shkurt për 15 milionë vaksinime, çka do të thotë se këta të vaksunuar do jenë të imunizuar brenda pak javësh deri në fund të shkurtit. Këto ritme vaksinimi në Britani e cila është një ndër nder vendet e para në botë për fushatën e vaksinimit, pritet të shtojnë gjasat për relaksimin e masave shtrënguese dhe daljen nga lockdowni. Po sot komitetit i qujatur “Covid 0” me zyrtarë të lartë të qeverisë do të shqyrtojë planet për pasaportën e vaksinimit e cila i hap rrugën daljes nga lockdown- dhe udhëtimeve ndërkombëtare . Boris Johnson konfirmoi një ditë më parë se qeveria është duke shqyrtuar shumë lloj aplikacionesh dhe po diskuton me industrinë e aviacionit për një sistem ndërkombëtar certifikimi, ku aplikacionet në telefonat smart do u krijojnë mundësinë pushuesve të shkarkojnë provën e skanuar për vaksinimin që kanë bërë dhe tamponëve negative përpara udhëtimeve me avionë. Gjithsesi java e ardhshme do jetë kritike kur britaniket do mësojnë akoma me shume për “hartën e rrugës’ se qeverise për daljen nga vala e dyte e pandemisë.

Top Channel/ Specialja dënon me 13 vite burg Rexhep Selimin
16/09 12:26
Top Channel/ Dënimi për Kadri Veselin, Specialja cakton 18 vite burg
16/09 12:22
Top Channel/ Vendimi për Jakup Krasniqin, Specialja e dënon me 25 vite burg Jakup Krasniqin
16/09 12:22
Top Channel/ BE “sfidon” Trumpin, afron Kanadanë: “Të bëhet anëtarja e parë e asociuar e bllokut”!
16/09 12:08
Top Channel/ Karburantet në Gjermani çmime rekord, Merz: “Do të ndërhyjë qeveria”!
16/09 11:56
Top News – Huthit, dronë drejt Mekës / Shkatërrohet para se të arrinte qytetin e shenjtë
16/09 11:53
Top News – SHBA vendos armë në hapësirë / Kina paralajmëron: Po nxit garën globale të armatimit
16/09 11:34
Top News – ‘Bota duhet të dridhet’/ Paralajmëron bosi i OpenAI: Frika është e justifikuar
16/09 11:33
Top Channel/ “Behajdin Allaçin u arrestua pas një mosmarrëveshje me Thaçin”, Smith: Pas asaj dite…
16/09 11:27
Top Channel/ Specialja për Veselin: Mori pjesë personalisht në ndalimin e vrasjen e Behajdin Allaçit
16/09 11:26
Top Channel/ “Thaçi kontribuoi në zbatimin e planit kriminal të përbashkët”, Smith: mori pjesë në…
16/09 11:25
Top News – Raketa më të mëdha e më të lira / Lufta në Ukrainë rrit kërkesën në Evropë
16/09 11:25
Top News – Çmim rekord karburanti në Gjermani / Kancelari premton ndërhyrje me taksa dhe tarifa
16/09 11:23
Top Channel/ Specialja: Krerët kishin synim pavarësinë e Kosovës dhe vendosjen e kontrollit politik
16/09 11:07
Top Channel/ Gjyqi në Hagë, Specialja: Nuk pati krime kundër njerëzimit nga krerët e UÇK-së
16/09 11:06
Top Channel/ “UÇK arrestuan 385 të pa përfshire në luftë”, specialja: U torturuan 303 prej tyre
16/09 11:06
Top Channel/ Vendimi i Speciales, eksperti për REL: Precedent për drejtësinë ndërkombëtare!
16/09 10:58
Top Channel/ Tinderi “zbulon” një skandal në NATO/ Oficeri spanjoll përfundon nën hetim
15/09 23:19
Top Channel/ “IA është si një inteligjencë aliene”, Bill Gates ngre alarmin për atë që po vjen
15/09 23:18
Top Channel/ SHBA nis shkurtimet për ushtrinë në Ballkan, preket Maqedonia e Veriut
15/09 23:09