Më 18 shtator 2023, nisi një tjetër regjistrim i popullsisë dhe banesave në Republikën e Shqipërisë, në të cilin, edhe këtë herë është përfshirë një seksion i pyetjes opsionale për vetëdeklarimin etnik e fetar të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë. Para 12 vjetësh, regjistrimi i popullsisë u shoqërua me debate mjaft të ashpra dhe me mosbesim të shprehur për rezultatin e tij. Çfarë debati është ky?