Telashet nuk kanë fund të Bayern Munchen. Vetëm dhjetë ditë pas zënkës mes trajnerit Guardiola dhe Thomas Mullerit, stërvitjen e së mërkurës Robert Lewandowski dhe Jerome Boateng patën një debat që, po të mos ishte për ndërhyrjen e shokëve të skuadrës, do të shpërthente në dhunë.