Aroma e luleve ndjehet ngado në tregun e tyre në Hong Kong, por biznesi nuk po shkon mirë dhe festa duket se është nënshtruar nga frika e njerëzve për virusin e ri që po përhapet frikshëm Covid 19. “Për shkak të frikës nga koronavirusi, shitja e luleve në ditën e Shën Valentinit, është shumë e ulët, por unë shpresoj që situata të përmirësohet shpejt”.