“Open” udhëtoi këtë fundjavë në Barzago të Italisë, vetëm pak orë pasi 11-vjeçari, Alvin Berisha mbërriti në shtëpinë e tij ku do të jetojë me motrat dhe babanë. Autorja e emisionit Open sjell për ju sonte në mbrëmje intervistat ekskluzive me djalin e vogël 11-vjeçar, babanë e tij, Afrim Berisha, por edhe vetë gazetarët e Le Ienne, të cilët me përkushtimin e tyre gazetaresk e bënë ngjarjen publike duke vënë në lëvizje mekanizmat e duhur për ta risjellë Alvinin në shtëpi.