Një aktiviste e të drejtave ka lidhur veten me zinxhirë para gjykatës në Minneapolis ku po zhvillohet gjyqi i oficerit të policisë që vrau të arrestuarin e tij George Floyd. "Avokatët mbrojtës po përpiqen të thonë se askush nuk e ka parë që Derek Chauvin i vuri gjurin në qafë George Floyd," thotë Kaia Hirt, e cila deri tani ka kaluar një natë jashtë duke protestuar. Në kryqëzimin ku vdiq Floyd nga gjuri i Chauvin më 25 maj të vitit të kaluar, homazhe të shumta janë vendosur në memorial.