A po e humbet BE-ja Ballkanin?
06/01/2020 17:45

Me „lodhjen nga zgjerimi“, BE po humbet mjaft nga influenca e saj në rajonin e Ballkanit. Aktorë të tjerë duan t‘i joshin këto vende, shkruan dpa. Por a mundet ta zëvendësojnë ata BE-në? Pyesni rininë, thotë një ekspert. Viti 2019 nuk ishte një vit i mbarë për njerëzit në periferinë e Bashkimit Europian, në Europën Juglindore. Ndryshe nga sa premtoi, BE në samitin e tetorit nuk dha dritën jeshile për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, dpa në një analizë për gjendjen në Ballkan me fillimin e këtij viti. Franca dhe vende të tjera dolën kundër tyre. Rreziku i thyerjes së besimit Në Serbi dhe Malin e Zi, dy vende që i kanë çelur ndërkohë negociatat, janë forcuar tendencat autoritare të forcave qeverisëse. Presioni ndaj intelektualëve dhe mediave kritike është rritur. Gjendja në Shqipëri nuk është më e mirë, një vend ky jo shembull demokracie, shkruan dpa. Në nëntor Shqipëria u trondit nga një tërmet i rëndë me dhjetëra viktima. Por „Jo-ja” e bisedimeve të anëtarësimit ishte shumë e rëndë. Në Maqedoni kjo solli zgjedhje të parakohshme që do të mbahen më 12 Prill. Në rajonin e Ballkanit mosçelja e negociatave shihet si thyerje e besimit, si shprehje kërcënuese e „lodhjes nga zgjerimi” në vendet bazë të BE. Në një kohë që BE kishte vendosur në samitin e saj në Selanik në vitin 2003, se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë perspektivën e anëtarësimit. Por deri më tani, kësaj ia ka dalë vetëm Kroacia, që u anëtarësua në vitin 2013. Për vendet e tjera të Ballkanit perspektiva po sfumohet në horizont, shkruan dpa, madje ato rrezikojnë ta humbasin atë, por a po rrezikon edhe vetë BE humbjen e Ballkanit? Tentativat ruse, kineze dhe turke Alternativa të tjera, si Rusia, Kina apo Turqia janë në pritje. „BE ka lënë një vakuum, të cilin Rusia e mbush me dëshirë”, thekson Sonja Biserko, që drejton në Beograd Komitetin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut. „Kina vjen nga ana tjetër me shumë para, që ofrohen në formë të kredive, pa standarde dhe pa kritere.” Kurse Moska i jep mbështetje sidomos Serbisë, që nuk do ta pranojë humbjen e Kosovës. Dihet, se Moska bllokon me veton e saj pranimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Kurse në Bosnje-Hercegovinë, Rusia mbështet burrin e fortë të serbëve boshnjakë, Milorad Dodik, shkruan dpa. Në këtë vend të shkatërruar nga lufta në vitet 1992-1995, Dodik paralizon zhvillimet me qëndrimet e tij separatiste. Pa harruar Malin e Zi, ku në tetor 2016, një puç i organizuar nga agjentë rusë, por i dështuar, do të duhej të pengonte anëtarësimin e vendit në NATO. Qëllimi i Rusisë, thekson dpa, është që të krijojë në Ballkan një „brez të vendeve neutrale nga ana ushtarake”, ka thënë ambasadori rus në Shkup, siç duket edhe nga dokumente të brendshme të Ministrisë së Jashtme në Shkup nga viti 2017. Por Moska nuk mundi ta ndalë anëtarësimin e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Serbia e përjashton anëtarësimin pas bombardimeve të vitit 1999. Në Bosnje, Dodik përpiqet të pengojë çdo afrim me aleancën veriore-atlantike. Kina nga ana e saj me strategjinë e „Rrugës së Re të Mëndafshit” ndjek interesa ekonomike me konceptin e saj ndërkontinental. Ballkani ka rolin e një zone tranziti në këtë kontekst. Pekini ka arritur të marrë shumicën e aksioneve në portin e Pireut, dhe po modernizon hekurudhën mes Beogradit dhe Budapestit. Projektet financohen me kredi jo edhe aq të lira nga bankat shtetërore kineze. Firmat kineze i marrin në dorë ato, shpesh edhe me punëtorë „të importuar” nga Kina. Bilanci i krijimit të vlerës për këto vende kredimarrëse është i dobët. Mali i Zi rrezikon për shkak të një autostrade të financuar nga Kina të futet në borxhe të rrezikshme. Edhe Turqia me presidentin e saj autokrat, Recep Tayyip Erdogan kërkon afrimin me aktorët e politikës myslimane, por jo vetëm me ta. Partia, SDA që kontrollon kryesisht pjesën boshnjake-myslimane e nderon Erdoganin si fatsjellës. Por edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka marrëdhënie të mira me Erdoganin. Interesat e Erdoganit janë kryesisht ekonomike: një treg për mallrat turke. Nga ana tjetër ai kërkon të rrisë edhe influencën gjeopolitike.

Top News – NATO është në luftë me Rusinë! Kremlini: Kjo është e qartë, nuk duhen prova
15/09 15:15
Top News – NATO stërvitet në Grenlandë pa SHBA-në / Manovra të gjera ushtarake, ‘Arctic Light 2025’
15/09 15:08
Top News – Gjiganti gjerman i mbrojtjes…Do ndërtojë luftanije, blen prodhuesin e madh
15/09 15:07
Top News – Rubio në Izraeli, takon Netanyahun / ‘Hamasi mori zemër nga Britania e Franca’
15/09 15:03
Top News – ‘Fiket’ Starlink, probleme në gjithë botën / Ndërprerje e shkurtër edhe në Ukrainë
15/09 14:04
Top News – Rusia kërcënon Evropën: ‘Do përndjekim këdo që merr asetet tona’
15/09 13:55
Top News – SHBA dërgon ‘Typhon’ në Japoni / Ndez garën e armatimeve, tërbohet Pekini
15/09 13:37
Top News – Ushtarakë amerikanë në Bjellorusi / Ndjekin stërvitjet me Rusinë, ‘vizitë e papritur’
15/09 13:37
Top News – Vera ekstreme që kaloi Evropa…43 miliardë euro dëme, analiza zbulon koston
15/09 12:11
Top News – ‘Shteti bërthamor është i pakthyeshëm’ / Koreja e Veriut ‘krenohet’ në Kombet e Bashkuara
15/09 12:00
Top News – Belgjika nxjerr ushtrinë në rrugë / Luftë me bandat e drogës nën shembullin e Trump
15/09 11:51
Top Channel/ Lufta me Rusinë, Kievi kërkon 120 miliardë USD për mbrojtjen: Do paguajmë ushtarët…
15/09 11:49
Top Channel/ Katari “mpreh shpatën”: “Boll standarteve të dyfishta me Izraelin, të ndërhyjmë”!
15/09 11:48
Top News – Trupat e NATO-s blindojnë Poloninë / Miratohet vendosja pas inkursionit të dytë të Rusisë
15/09 11:48
Top News – ‘NATO të rrëzojë dronët rusë’ / Zelenski: Putin po teston mbrojtjen e aleancës
15/09 11:47
Top News – Papa Leoni kundër Elon Musk / Kritikon pasurinë: Jemi në telashe të mëdha
15/09 11:29
Top News – Ukraina ‘ndëshkon’ Rusinë…Avancon në kufi, ushtria e Moskës humbje të mëdha
15/09 11:18
Top Channel/ Bandat e Drogës, Belgjika nxjerr në rrugë ushtrinë: Ndjek shembullin e Donald Trump!
15/09 11:13
Top News- Trafik emigrantësh në SHBA e Kanada/ Italia dorëzon të kërkuarin nga prokuroria e posaçme
15/09 10:08
Top News- Tanket izraelite rrethojnë Gazën/ Trump paralajmëron Netanyahun- Kujdes me Katarin
15/09 09:41