A është e vërtetë që brezat e lindur pas 1980-ës, janë më narciste? Dorian Grei do të zbehej sot përpara ushtrisë së selfie-ve, thonë ekspertët. Ai, një super narcisist, do të shihej si një amator në krahasim me njerëzit të fiksuar pas imazheve të tyre, që mbushin profilet në rrjetet sociale me foto, opinione të padëshiruara dhe të dhëna personale.