400 shkolla, mësim të kombinuar/ Në 1360 shkolla vijon mësimi nëpër klasa
04/12/2020 15:15

Mësimi në 1760 institucione arsimore në të gjithë Shqipërinë nuk zhvillohet njësoj. Pas propozimit të komitetit teknik, më 1 dhjetor 400 shkolla po zhvillojnë mësimin e kombinuar, edhe në shtëpi e në klasë brenda një jave. Çdo të premte Ministria e arsimit miraton formën e mësimdhënies në varësi të numrit të nxënësve dhe situatës pandemike në shkolla dhe vendimi i përcillet drejtorive e më pas njoftohen prindërit. Deri më tani 1360 institucione arsimore vijojnë mësimin sipas skenarit të parë në mjediset fizike të shkollës duke respektuar masat anticovid, se bashku me nxënësit e arsimit fillor dhe maturantët të cilët përjashtohen nga skenari i dytë i mësimit të kombinuar. Për shkak të tërmetit ku u dëmtuan 155 shkolla, sipas Ministrisë së arsimit 60 mijë nxënës zhvillojnë mësim me 4 turne deri në orët e vona 19:45 edhe në shkollë edhe online, por ky numër do të ulet pasi 28 shkolla pritet të përfundojnë deri në fund të dhjetorit. Më tej ministria e arsimit i përgjigjet pyetjes së Top Channel se 10 mijë nxënës nuk kanë qasje në mësimin online, por që thekson se shumica e tyre po e zhvillojnë mësimin fizikisht në ambjentet e klasës. Nga ana tjetër Ministria thotë për Top Channel se janë shpërndarë 16 mijë tableta dhe smartphone me internet falas për një vit për fëmijët, duke kundërshtuar në këtë mënyrë shifrën e dhënë më parë kur nevoja ishte vetëm për 10 mijë nxënës.

Top Channel/ Protesta, 10 orë përplasje të dhunshme! Çfarë ndodhi, bulevardi dhe sheshi fushëbetejë
28/11 23:33
Top Channel/ Euro bie, rezerva në rekord! Kursi zyrtar i euros zbret nën 90 lekë
28/11 23:17
Top Channel/ Rreth 50 të lënduar në protestë, në spital protestues, efektivë, gazetarë e kalimtarë
28/11 23:13
Top Channel/ Bora bllokon Rrugën e Kombit dhe të Arbrit, probleme në disa qarqe
28/11 23:11
Top Channel/ Berisha nxjerr videon: Policia sulmoi selinë e PD! Do shkojmë te PS
28/11 23:08
Top Channel/ Tirana proteston, Vlora feston! Koncert në Sheshin e Flamurit për Pavarësinë
28/11 23:05
Top Channel/ Ceremonia shtetërore për Pavarësinë, Begaj: Dhuna, e patolerueshme
28/11 23:03
Top Channel/ “Paguhesh ti prej Sorosit?”Demokrati përplaset me Qorrin dhe Muçin në protestë: Hajdut…
28/11 22:56
Top Channel/ Festë kuqezi në sheshin “Nënë Tereza”, makinat me flamuj mbushin sheshin
28/11 22:34
Top Channel/ Vështirësi qarkullimi në Rrugën e Kombit, disa automjete dalin nga rruga
28/11 22:32
Top Channel/ Flamuj kuqezi dhe bori festive, Fieri feston 28 Nëntorin në rrugë
28/11 21:40
Top Channel/ Nga Edi Rama te Albulena Haxhiu… Ish-kreu i PD, Basha, në krah të ambasadorit Wendt
28/11 21:38
Top Channel/ Zjarr në një servis në Fier, zjarrfikësit shpëtojnë bizneset përreth
28/11 21:10
Top Channel/ Peshkopia zbardhet nga dëbora, mungesa e gomave dimërore vështirëson qarkullimin
28/11 21:08
Top Channel/ Shkatërrohet droni nga protestuesit, policia e përdori në tubim kundër tyre
28/11 20:49
Top Channel/ Gurët mbulojnë bulevardin, punonjësit nisin pastrimin e zones
28/11 20:44
Top Channel/ Protesta, dhunë në Ditën e Pavarësisë! Përplasje mes policisë dhe protestuesve
28/11 20:11
Top Channel/ Licencat për fishekzjarrët, Ministria propozon rikthimin e tarifave
28/11 20:03
Top Channel/ Policia nis arrestimin e protestuesve në shesh, i riu i gjakosur
28/11 19:54
Top Channel/ Tirana 10 orë në tym e flakë, kronologjia e protestës në Ditën e Pavarësisë
28/11 19:52