30 vite nga eksodi i shqiptarëve/ Rama në Itali! Di Maio: BE të hapë negociatat me Shqipërinë
05/03/2021 19:16

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Bari të Italisë me rastin e 30 vjetorit të eksodit i shqiptarëve drejt vendit fqinj. Ai mbajti një konferencë me ministrin e Jashtëm italian Luigi Di Maio dhe kreun e Rajonit të Pulias, Michele Emiliano. Kryeministri Edi Rama i cili mbajti ditën e sotme një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio, dhe Guvernatorin e Puljas, Michele Emiljano, u kërkoi autoriteteve italiane njohjen e patentave shqiptare në Itali. “Kujdesuni për çështjen e patentave shqiptare në Itali se kanë mbetur në korridoret e burokracisë italiane“, tha Rama. Di Maio tha se Italia po bën gjithçka që Bashkimi Evropian të hapë negociatat me Shqipërinë brenda vitit. Rama shoqërohet nga Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe Fate Velaj, deputet, ndërsa do të jetë edhe zëvendës Ministrja Teresa Bellanova dhe Nënsekretarët Assuntela Messina, Anna Macina, Rosario Sasso, Ivan Scalfarotto dhe Francesco Paolo Sisto. Të pranishëm janë edhe përfaqësuesit diplomatikë, ambasadori i Italisë në Tiranë Fabrizio Bucci, ambasadorja e Shqipërisë në Itali Anila Bitri Lani dhe konsullja e përgjithshme e Shqipërisë në Itali Gentiana Mburimi. Rama do të qëndrojë edhe nesër, ku do të marrë pjesë në inagurimin e ekspozitës “Eksodi”, e krijuar nga Nicola Genco, ngritur në Agora të Ndërtesës së Këshillit Rajonal, aty ku do të ketë dhe një performancë të violonçelit Redi Hasa. Ekspozita “Shokë dhe Engjëj” e punuar nga Alfredo Pirri është vendosur në të njëjtat hapësira.

Top Channel/ Përfshihet nga flakët pika e grumbullimit të skrapit në Fllakë
30/09 16:20
Top Channel/ Zjarr i madh në Fllakë, përfshihet nga flakët pika e grumbullimit
30/09 15:50
Top News – Reforma nuk mbështetet as në Cërrik. Reforma nuk mbështetet as në Cërrik
30/09 15:42
Top Channel/ Rreziku nga peshku i liqenit, banorët e mbledhin për konsum e shitje
30/09 15:28
Top Channel/ Blegtorët: Nuk presim më gjatë. Shoqata i drejtohet Ramës dhe paralajmëron protestë
30/09 15:28
Top Channel/ Pallatet, kush i përfundon? AAPSK parashikon fond për objektet e konfiskuara
30/09 15:27
Top News – ‘SPAK të hetojë Klodjan Allajbeun’. PD: Ka lidhje me tenderin e anuluar prej 50 milionë €
30/09 15:16
Top News – ‘Gjenerali’ i diplomacisë nis punën. Wendt nis nga puna, i shkon Ramës në kryeministri
30/09 15:02
Top News – Koha e paraburgimit në GJKKO, Rama: Ulëritëse! Shkon 616 ditë, Shqipëria lë pas Rusinë
30/09 14:44
Top News – Thau rezervuarin, ngordhi peshqit. Nisin hetimet, procedohet administratori i firmës
30/09 13:52
Top News – Ndryshimet në Kodin Penal/ Rama: Veprat me dënim nën 5 vite s’do kenë më arrest me burg
30/09 13:48
Top News – Kodi i ri/ Rama: Personat nën hetim marrin falas dosjen e plotë para gjyqit
30/09 13:48
Top News – Kodi i ri Penal/ Rama: Marrja në pyetje do të regjistrohet me zë dhe figurë
30/09 13:47
Top News – Kodi i ri Penal/ Rama: Dënohet rrjedhja e të dhënave private nga celularët e sekuestruar
30/09 13:47
Top News – Kodi i ri Penal/ Rama: S’ka më hetime në sirtar! Kush hetohet, të vihet në dijeni
30/09 13:47
Top News – “Fotot e të arrestuarve shpërndahen kudo”/ Rama: Rrjedhja e sekreteve hetimore dënohet!
30/09 13:47
Top News – Rama: Seancat gjyqësore mund të transmetohen live në media, jo më dyer të mbyllura!
30/09 13:46
Top News – Ktheu banesën në biznes droge. Shpallet në kërkim 40-vjeçari, procedohen 2 blerësit
30/09 13:43
Top News – Rama u vë fre prokurorëve e gjyqtarëve për masat e sigurisë
30/09 13:19
Top News – Drogë në shkolla dhe armë në banesë. Arrestohet 28-vjeçari, sekuestrohen pistoletat
30/09 13:16