1.2 miliardë euro për pushime/ Shqiptarët rrisin shpenzimet për turizëm
25/12/2019 19:42

Shqiptarët shpenzuan mbi 1.2 miliardë euro për turizëm dhe udhëtime jashtë shtetit në 9 muajt e parë të këtij viti. Të dhënat janë bërë publike nga banka e Shqipërisë në bilancin e fundit të pagesës. Sipas bankës, për periudhën janar shtator të këtij viti, shqiptarët shpenzuan plot 1 miliardë e 224 milionë euro për udhëtime jashtë Shqipërisë, pjesa dërrmuese e të cilave kanë qenë shpenzime për turizëm. Të dhënat tregojnë se krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar shpenzimet për turizëm jashtë shtetit janë rritur me 10.3 për qind ose 115 milionë euro më shumë. Shifra që shqiptarët shpenzojnë për pushime jashtë është rritur me ritme të larta nga viti në vit. Sipas të dhënave nga konfederata greke e turizmit, vitin e kaluar pushuesit shqiptar shpenzuan 236 milionë euro vetëm në Greqi. Sipas konfederatës së turizmit aktualisht në Greqi shkojnë mbi 1 milionë shqiptarë në vit për pushime dhe shifra rritet nga viti në vit. Por Greqia është vetëm njëri nga destinacionet, ku shqiptarët udhëtojnë për pushime. Paralelisht vende të tjera të preferuara janë Turqia, Italia, por edhe shtetet e tjera të Bashkimit Europian. Me gjithë rritjen e shpejtë të shifrës që shqiptarët shpenzojnë për udhëtime jashtë shtetit, bilanci i turizmit vazhdon të mbetet pozitiv, pasi pushuesit e huaj I sjellin ekonomisë më shumë se sa shpenzojnë shqiptarët jashtë. Sipas Bankës së Shqipërisë për 9 muajt e parë të këtij viti ekonomia shqiptare përfitoi 1 miliardë e 636 milionë euro nga turizmi ose ose 412 milionë euro më shumë se shpenzimet e shqiptarëve jashtë.

Top Channel/ Menaxhimi i financave publike/ Prezantohet strategjia nga ministri Ervin Mete
03/05 19:40
Top News/ Menaxhimi i parave të taksapaguesve. Ministria e Financave prezanton ‘Strategjinë 2030’
03/05 16:18
Top Channel/ “Po monitorojmë”, ambasadori i BE: Ofrojmë mbështetje, pavarësisht sfidave…
03/05 14:49
Top Channel/ “Menaxhimi i financave thelbësor për integrimin në BE”, Gonzato: Kushtet negative…
03/05 14:39
Top Channel/ “Borxhi publik zbriti nën 60%”, Mete prezanton Strategjinë e Menaxhimit të Financave
03/05 14:38
Top News/ 113 mln lekë për komunitetet fetare/ Buxheti 2024, qeveria shpërndan fondin
02/05 20:13
Top News/ Euro dobësohet përballë lekut/ Monedha europiane prek një minimum tjetër historik
02/05 19:23
Top Channel/ Rënia e euros/Këmbehet me 100 lekë, goditja më e madhe që nga korriku i vitit të kaluar
01/05 19:50
Top Channel/ Shtëpitë, “frenohet” rritja e çmimit/ BSH: Të huajt shtojnë interesin për blerje
30/04 19:49
Top Channel/ Dënimet “ulin” shpenzimet! Investimet dyfish më pak, ndikuan ndëshkimet e drejtësisë
28/04 20:13
Top Channel/ Pullat fiskale i prodhon shteti. Qeveria propozon që shërbimi të mos jetë me koncesion
26/04 19:48
Top Channel/ Tatimi i profesioneve të lira, Kushtetuesja merr në shqyrtim padinë e opozitës
26/04 19:46
Top Channel/ 30 mijë të prekur! Padia e profesionistëve, kundërshtojnë llogaritjen e tatim-fitimit
25/04 19:52
Top News/ Qeveria po tregohet ‘koprace’ / Si ndikojnë shpenzimet e saj te zhvlerësimi i euros
25/04 16:55
Top News/Rriten çmimet e ujit edhe për Fierin/ Tarifat deri në 20 përqind, hyjnë në fuqi nga 18 maji
24/04 16:34
Top News/ Ekonomia do rritet me 3.5%, do ulet borxhi publik, Moody’s nxjerr raportin
20/04 13:07
Top Channel/ “Shqipëria do rritet me 3.5%”/ Rishikohet vlerësimi i ekonomisë, borxhi zbret në 56.3%
20/04 12:06
Top News/ Vetëm turistët nuk mjaftojnë. FMN rishikon me ulje ekonominë për 2024
18/04 17:32
Top News/ Thellohet deficiti tregtar. Eksportet në rënie të lirë, bien edhe importet
18/04 17:12
Top Channel/ FMN, turizmi kaloi parashikimet, pritet rritje 3.1% për 2024, Shqipëria e 4 në rajon
16/04 19:38