E hënë, 13 Korrik 2026
14:31
Një shqiptar që luan në një film serb, aktori Klodian Hoxha zbulon prapaskenat

Aktori shqiptar Klodian Hoxha, do të jetë pjesë e kastit në një serial serb i cili do të transmetohet në televizionin publik serb.

14:27
Vapa, sëmundja e rrallë e lëkurës/ 300 të prekur nga Iktioza në Spanjë, e kanë të pamundur të djersijnë

Ashtu si rreth 300 persona të tjerë në Spanjë, Alberto Gomez vuan nga iktioza, një çrregullim i rrallë i lëkurës që e bën të paaftë të djersijë, e për rrjedhojë, trupi ka gjasë të mos arrijë të ftohet në mënyrë natyrale gjatë vapës së madhe.

14:26
Aksident në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza

Një aksident rrugor ka ndodhur në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë, ku janë përplasur një kamion dhe një automjet. Si pasojë e përplasjes, dy vajza kanë mbetur të plagosura.

14:18
Europa në alarm nga i nxehti, regjistrohen mbi 10 mijë vdekje shtesë prej vapës, vazhdojnë netët tropikale

Më shumë se 10 mijë vdekje shtesë ka shkaktuar vala rekord e të të nxehtit që përfshiu Europën Perëndimore në fund të qershorit, sipas të dhënave zyrtare.

14:16
Prapaskena në Botëror/ Kartoni i kuq i Balogun, u hoq pa konsultimin me anëtarët e komisionit të FIFA

Gjatë Botërorit 2026 u shkaktuan polemika të forta për heqjen e kartonit të kuq të Balogun që ishte ndëshkuar në sfidën me Bosnje Hercegovinën në 1/16 e finaleve. Tani zbulohen edhe prapaskenat e këtij vendimi dhe është e përditshmja The Times ajo që tregon gjithçka.

14:09
Vrasja e dyshuar e ish-deputetes britanike futet në një fazë të re, njësitë anti-terror përfshihen në hetimin e Ann Widdecombe

Policia britanike kundër terrorizmit ka marrë drejtimin e hetimit për vrasjen e dyshuar të ish-deputetes së Parlamentit britanik, Ann Widdecombe, bëri të ditur të hënën ministrja e Brendshme, Shabana Mahmood.

13:52
Perimet u shtrenjtuan, ekspertët: Çmimet u rritën edhe për shkak oligopoleve, importi vetëm në pak duar

Muaji qershor shënon kulmin e prodhimit bujqësor, por këtë sezon perimet nuk janë bërë më të lira.

13:49
Arsenal e ka me nxitim për Julian Alvarez, Atletico Madrid vendos çmimin për yllin e Argjentinës

Arsenal ka intensifikuar përpjekjet për të transferuar sulmuesin argjentinas Julian Alvarez. Sipas mediave britanike, klubi londinez synon ta mbyllë marrëveshjen përpara nisjes së fazës përgatitore, me ndeshjen e parë miqësore të planifikuar më 1 gusht ndaj Gironës.

13:46
Britania merr vendimin e fortë ndaj Iranit, shpall Gardën Revolucionare Islamike kërcënim për sigurinë kombëtare dhe e ndalon në territorin e saj

Qeveria britanike ka vendosur të shpallë zyrtarisht Gardën Revolucionare Islamike të Iranit si një kërcënim për sigurinë kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar.

13:44
Argjentina kërkon “magjinë” e vitit 1986 ndaj Anglisë, rikthehet fanella blu e Maradonës për gjysmëfinalen e Botërorit

Gjysmëfinalja e Kupës së Botës mes Anglisë dhe Argjentinës pritet të jetë një nga përballjet më të ngarkuara me histori dhe emocione në këtë turne.

13:40
Mijëra afrikanë janë rekrutuar nga Rusia për luftën në Ukrainë. Disa të kapur kërkojnë të kthehen në Moskë, jo në atdhe

Rusia vijon të rekrutojë qytetarë nga vende afrikane për të mbuluar nevojat e saj ushtarake në luftën në Ukrainë. Sipas autoriteteve ukrainase, që nga fillimi i pushtimit në shkurt të vitit 2022, afro 3 mijë qytetarë nga 36 vende afrikane janë rekrutuar nga Moska.

13:35
Evropa dominon Botërorin, tani UEFA kërkon më shumë vende për edicionin e 2030

Edhe pak ditë dhe bota e futbollit do të mendojë 2030. Dhe në këtë pikë lind pyetja se me çfarë fytyre FIFA e meritokracisë, e renditjes që vendos gjithçka, e respektit të vlerave, do të prezantojë në botërorin e ardhshëm të njëjtën shpërndarje të vendeve si në 2026?

13:31
“E morëm vesh pse nuk erdhën sot në Kuvend”/ Balla ironizon PD: Janë shumë qesharakë, gjetën një tjetër armik të Shqipërisë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Taulant Balla, nuk i kurseu ironitë ndaj Partisë Demokratike.

13:24
SPAK paraqet konkluzionet për Pirro Xhixhon: Ndikoi në marrëveshjen me kompaninë celulare në vitin 2014

SPAK ka paraqitur konkluzionet e tij edhe për rolin e Pirro Xhixhos në dosjen që lidhet me Fatime Kryemadhin dhe Ema Çokun, duke ngritur pretendime për ndikimin e tij në një marrëveshje interkoneksioni të vitit 2014 dhe për përfitime financiare nga Adrian Shatku.

13:21
Autorët u maskuan si policë dhe hynë në banesë, ekzekutohet vëllai i kreut të bandës famëkeqe të drogës në Ekuador

Vëllai i një prej figurave më të njohura të krimit të organizuar në Ekuador është vrarë nga persona të armatosur që ishin maskuar si efektivë policie.

13:14
Sean Penn mbetet dashuria më e madhe e Madonnës, albumi i ri afron edhe më shumë këngëtaren me vajzën e saj Lourdes

Edhe pse në albumin e saj më të ri Madonna i referohet me tone kritike ish-bashkëshortit Sean Penn, një mik i këngëtares ka zbuluar se aktori fitues i çmimit Oscar mbetet ende dashuria më e madhe e jetës së saj.

13:13
Fraksioni i dosjes “Meta”/ “Kreditë u shlyen me burime të pajustifikuara”, SPAK jep konkluzionet për Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun

Pas disa seancave të shtyra, Prokuroria e Posaçme jep sot konkluzionet përfundimtare për çështjen e Fatime Kryemadhit, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut, pjesë e ndara nga dosja ndaj ish-presidentit Ilir Meta.

13:11
Olise shkëlqen në Botëror, Real Madrid e ndjek nga afër. Ëndërrohet dyshja e frikshme me Mbappe

Michael Olise po zhvillon një Botëror të jashtëzakonshëm me Francën, duke u shndërruar në një nga protagonistët kryesorë të turneut. Mesfushori ofensiv numëron pesë asistime, vetëm një më pak se rekordi historik i Pelés në një Kupë Bote, duke qenë aktualisht pasuesi më i mirë i kompeticionit.

13:07
Lufta në Lindjen e Mesme, Irani paralajmëron SHBA-në: Do të ndalojmë zbatimin e marrëveshjes nëse Uashingtoni nuk përmbush angazhimet

Irani ka paralajmëruar se mund të tërhiqet nga zbatimi i angazhimeve të një marrëveshjeje të fundit me Shtetet e Bashkuara, nëse Uashingtoni nuk respekton detyrimet e tij.

13:07
Manchester United pranë transferimit të Youri Tielemans, bisedimet janë në fazë të avancuar

Manchester United është në bisedime të avancuara për transferimin e mesfushorit të Aston Villa, Youri Tielemans.

13:06
Mbajtën si skllave dhe abuzuan me dy vajza të mitura, gjykata e Mynihut dënon me burgim të përjetshëm çiftin e ISIS-it

Gjykata e Lartë Rajonale e Mynihut ka dhënë një vendim historik duke dënuar me burgim të përjetshëm dy anëtarë irakianë të organizatës terroriste të “Shtetit Islamik” (ISIS).

13:04
Real Madrid vendos rekord në Kupën e Botës, yjet e klubit shënojnë më shumë gola se çdo skuadër tjetër në histori

Real Madrid po shkruan histori në Kupën e Botës për klube, pasi lojtarët e tij kanë arritur një rekord të jashtëzakonshëm gjatë edicionit të vitit 2026.

13:03
Sorloth shpërdoroi rastin e artë ndaj Anglisë, e dashura e tij bëhet objekt kërcënimesh dhe fyerjesh ne rrjetet sociale

Lena Selnes, partnerja e sulmuesit norvegjez të Atlético Madrid, Alexander Sorloth, ka denoncuar publikisht një valë mesazhesh fyese dhe kërcënuese që ka marrë në rrjetet sociale pas ndeshjes së Norvegjisë ndaj Anglisë në Kupën e Botës.

13:00
Vala e tretë e të nxehtit godet Italinë, temperaturat pritet të arrijnë deri në 43 gradë

Italia po përballet me valën e tretë të të nxehtit këtë fillim vere, me temperatura që pritet të jenë 7-8 gradë mbi mesataren dhe të arrijnë deri në 43 gradë Celsius.

12:58
Shmanget tragjedia në fluturimin nga Londra drejt Athinës, gabimi i pilotëve pothuajse shkaktoi një katastrofë

Një avion Boeing 737 Max i shpëtoi për pak një aksidenti të rëndë në aeroportin e Lutonit, në Britani, pasi u ngrit nga pista vetëm pak metra përpara fundit të saj.

12:54
Spanja, De La Fuente në prag të gjysmëfinale: Për finalen, gjithçka e hapur, më e mira e Yamal duhet ende të vijë

‘Të jesh në gjysmëfinalen e një Botërori është shumë e vështirë, të gjithë rivalët janë ekipe të mëdhenj, por edhe në si skuadër jemi të fuqishëm. Gjithçka është e hapur për në kalimin në finale’-kështu u shpreh Luis De La Fuente, trajneri i Spanjës në prag të ndeshjes me Francën ndaj së cilës do të kërkojë të fitojë për të shkuar në aktin final të Botërorit 2026 në 19 korrik.

12:30
Peshkimi pësoi rënie, u shtuan subjektet, por u pakësua sasia. Ndër më të preferuarit korani i Pogradecit

Numri i subjekteve të peshkimit gjatë vitit të 2025 është rritur me 2.52% duke bërë që numri total i anijeve të shkojë në 854, por shtim flote zuri më pak peshk në rrjetë.

12:30
Franca dhe Gjermania thërrasin ambasadorët rusë, akuza të rënda për sulme kibernetike ndaj Europës dhe paralajmërim për sanksione të reja

Franca dhe Gjermania kanë thirrur ambasadorët rusë në Paris dhe Berlin, pas akuzave se Moska ka zhvilluar një fushatë të gjerë sulmesh kibernetike dhe veprimesh hibride kundër disa vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ukrainës.

12:24
Çmimet nuk janë rritur në Orikum/ Korriku përmirëson bilancin. Turistët nga Kina, Norvegjia dhe Australia, risia e verës

Plazhet e Orikumit po njohin nga viti në vit një rritje të interesit nga turistët, veçanërisht ata të huaj.

12:21
Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit në Klos

Është gjetur trupi i pajetë i 33-vjeçarit Erkin Lika, i cili humbi jetën pasi ra në ujërat e lumit Mat gjatë një aktiviteti me litar në zonën e Urës së Vashës, në Klos.

12:14
Atentati ndaj Edmond Sulës, zbardhen detaje, dyshohet se vrasja mund të jetë e porositur

50-vjeçari Edmond Sula dyshohet se është vrarë me sniper nga një distancë prej më shumë se 70 metrash.

12:11
“Në moshën 19-vjeçare nuk isha as profesionist”, Rodri krahason veten me Lamine Yamal: Ka një pjekuri të jashtëzakonshme, por ka ende diçka që duhet ta ndryshojë

Kapiteni i Spanjës, Rodri, ka folur me superlativa për Lamine Yamal në prag të gjysmëfinales së Kupës së Botës 2026, duke theksuar se talenti 19-vjeçar jo vetëm ka cilësi të jashtëzakonshme në fushë, por edhe një sjellje shembullore brenda grupit.

12:00
U ekzekutua me armë para derës së shtëpisë në Vorë, publikohet fotoja e Edmond Sulës. 50-vjeçari merrej me shit-blerje pronash

Top Channel ka siguruar foton e Edmond Sulës, i njohur me emrin Ali Sula, i cili u vra me armë zjarri në banesën e tij më datë 12 korrik në Vorë.

11:48
Hidhet shorti i Kategorisë Superiore, publikohet kalendari i sezonit të rregullt. Asnjë ndryshim për derbin e madh të kryeqytetit

Është hedhur shorti për kalendarin e sezonit të ri të Abissnet Superiore. Ceremonia u zhvillua sot në orën 11:00 në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ku 10 skuadrat pjesëmarrëse mësuan përballjet që do të kenë gjatë sezonit të rregullt.

11:44
Tjetërsimi i pronave në Durrës/ Gjykata konfirmon masat e sigurisë për të dyshuarit, katër persona ende në kërkim

Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masat e sigurisë të vendosura më herët ndaj personave të përfshirë në hetimin për tjetërsimin e pronave në zonën bregdetare të Durrësit.

11:42
Policia e Vlorës bën bilancin për qershorin: 65 të arrestuar, sekuestruam armë, drogë dhe pasuri me vlerë 400 mijë euro

Policia e Vlorës ka bërë bilancin e punës për muajin qershor 2026, duke njoftuar se janë evidentuar 254 vepra penale, nga të cilat 240 janë zbuluar, ose 94.5% e rasteve.

11:35
Video/ “Mali i plehrave pranë Krujës”, Aulon Kalaja denoncon: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan

Ish-kandidati i PD-së, Aulon Kalaja, ka denoncuar për një “mal plehrash” pranë fshatit Halil në Krujë.

11:29
Sulmi amerikan ndaj një baze në Iran, një i vrarë dhe shtatë të plagosur

Të paktën një person ka humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur pas një sulmi amerikan ndaj një baze ushtarake në provincën Isfahan të Iranit.

11:22
“Nuk do të hezitojmë në vetëmbrojtje”, Irani paralajmëron SHBA-në: Marrëveshja ka hyrë në krizë

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, deklaroi se marrëveshja mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara “ka hyrë në një krizë”, ndërsa paralajmëroi se Teherani nuk do të hezitojë të veprojë në vetëmbrojtje.

11:12
Shpërdorim detyre dhe shkelje e pabarazisë në tendera, PD kallëzon në SPAK Edi Ramën dhe Blendi Goxhen

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kallëzuar në SPAK kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Blendi Goxhe, duke i akuzuar për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

10:54
U mbyt tragjikisht në lumë, mesazhi prekës i shoqes së klasës për 15-vjeçarin: Nuk do të harrohesh kurrë, largimi yt na la me dhimbje

Humbja tragjike e 15-vjeçarit që u mbyt të dielën në lumin e fshatit Orizaj, në Berat, ka tronditur familjen, të afërmit dhe bashkëmoshatarët e tij.

10:53
“Do të shtyjmë afatin e Komisionit të Reformës Zgjedhore”, Gjiknuri: Qeveria gati të investojë që zgjedhjet të bëhen totalisht me votim elektronik

Deputeti i PS, Damian Gjiknuri foli në seancën e sotme në lidhje me Reformën Zgjedhore, ku mes të tjerash u shpreh se komisioni do të kërkojë shtyrjen e afatit.

10:47
“Kam vrarë gruan, çfarë kam bërë?!”/ I mori jetën bashkëshortes, Gjykata e Shkodrës lë në burg 64-vjeçarin

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 64-vjeçarin Shtjefën Ziçi, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij.

10:44
Italia, nis ‘gjuetia’ për trajnerin e ri, ëndrra Guardiola kalon përmes miqësisë me Paolo Maldinin

Tani që Italia e ka Drejtorin Teknik të saj që është Paolo Maldini i cili do të ketë si bashkëpunëtor Leonardon, është koha që të gjendet dhe trajneri që do të ulet në pankinën e saj.

10:42
Kryeministri Rama merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën në Paris, zbardhet agjenda

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të marrë pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën (Coalition of the Willing), me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron në Paris të Francës.

10:36
“Përpara nuk ke më Saliun, por rininë shqiptare”/ Muçi përplaset me Ballën, kreu i Grupit të PS: Hyre këtu hajdutshe, flamingot nuk rrinë me llumin

Redi Muçi pati një përplasje me Taulant Ballën.

10:34
Pranoi se i dha telefonin Veliajt, ish-polici i Burgjeve në gjyq: U ndikova nga pushteti i kryebashkiakut. Shtyhet seanca

Ka kërkuar pafajësi para Gjykatës së Posaçme Adela Kondakci, e akuzuar nga SPAK për pastrim parash në rolin e financieres së disa shoqërive që dyshohen se zotëroheshin nga Ajola Xoxa, bashkëshorte e Erjon Veliaj.

10:27
Partia Mundësia ndryshe nga PD nuk e bojkoton seancën, deputeti Kapri: U trembët nga vezët, janë mbushur koshat e plehrave me fotot tuaja

Seanca e sotme parlamentare ka nisur sërish pa prezencën e deputetëve të PD. Në foltore ka folur deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri. Ai foli për protestat, ku nuk mungoi replika me Taulant Ballën.

10:16
“Rikthehemi pas katër vitesh”/ Brazili i premton tifozëve Botërorin 2030, ‘shpërthejnë’ ofendimet në rrjetet sociale: Shkoni në djall (Video)

Federata Braziliane e Futbollit (CBF) është vënë në qendër të kritikave të ashpra nga tifozët, pasi publikoi një video motivuese një javë pas eliminimit të Brazilit nga Kupa e Botës 2026.

10:11
Nis seanca plenare, opozita mungon sërish/ Peleshi prezanton rendin e ditës

Ka nisur seanca plenare e kësaj të hëne në Kuvendin e Shqipërisë.

09:50
Botërori 2026/ Policia në Atlanta në alarm për gjysmëfinalen Angli-Argjentinë

Atlanta përforcohet për sigurinë e ndeshjes gjysmëfinale të Botërorit 2026 mes Anglisë dhe Argjentinës.

09:42
Exclusive/ Ish-kryehetuesi i regjimit komunist rrëfehet për 2 prillin: Urdhrin e dha Ramiz Alia, tentuan të më arrestonin mua për…

Komunizmi ka vdekur në Europën Lindore shekullin e kaluar, por trashëgimia e tij ngërthen ende dëshirën për pushtet, politik dhe ekonomik të etërve që sunduan popujt nën thundrën e egër të diktaturës së proletariatit. Një armë propagandistike që me shpëlarjen e një makinerie të rëndë i ndau shqiptarët në një vëllazëri dashakeqe.

09:38
Pas goditjes së protestuesve me vezë, Kuvendi rrethohet me gardh metalik. Deputetët e PS futen nga hyrja anësore

Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare, ndërsa i gjithë perimetri i godinës është rrethuar me gardh metalik.

09:24
Tensionet në Lindjen e Mesme, çmimet e naftës rriten në 79 dollarë

Çmimi i naftës është rritur ndjeshëm në tregjet ndërkombëtare pas përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme.

09:15
“Refuzova tre herë kërkesën për arrestimin e gjyshit të Edi Ramës”, Qemal Lame për “Exclusive”: Ish-shoferin e Zogut e donin në burg se fliste mirë për Mbretin

Në Shqipërinë komuniste gjithçka ishte e përqendruar tek mendimi se çdo i deklasuar politik ishte një rrezik potencial për të nesërmen, prandaj gjithsecili prej tyre duhej të kalonte nëpër shkallët e thyerjes graduale, duke u implikuar me regjimin.

09:12
Asgjësohen dhjetëra bimë kanabisi në Krujë, pranga 31-vjeçarit, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mukja”, për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në Krujë.

09:02
Zjarri në një lokal u merr jetën 27 personave në Tajlandë, dhjetëra të plagosur

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një bar-restorant në Bangkok, kryeqytetin e Tajlandës, gjatë orëve të vona të së dielës, duke shkaktuar të paktën 27 viktima dhe duke lënë dhjetëra të tjerë të plagosur.

08:56
Dueli që rikthen kujtimet e luftës/ Argjentina këndon për Ishujt Falkland, polemika dhe reagime të shumta në Angli

Një këngë e kënduar nga futbollistët e Argjentinës në dhomat e zhveshjes ka shkaktuar reagime dhe polemika në mediat britanike, vetëm pak ditë përpara përballjes me Anglinë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

08:50
Tragjedi në Indi/ Shembet mali me mbeturina në një impiant, humbin jetën 9 punëtorë

Nëntë punëtorë humbën jetën pasi një grumbull gjigant mbeturinash u shemb në një impiant për djegien e mbetjeve në shtetin Pune, në Indinë perëndimore, si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm.

08:45
Sulm me dron në rajonin e Moskës, tre të vrarë dhe pesë të plagosur

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me dhjetëra dronë në rajonin e Moskës, njoftoi guvernatori rajonal Andrei Vorobyev.

08:34
Tërmeti i dyfishtë në Venezuelë/ Bilanci i viktimave me shifra katastrofike, deri më tani janë raportuar mbi 4400 të vdekur

Bilanci i viktimave nga tërmeti i dyfishtë që goditi Venezuelën vijon të rëndohet. Sipas raportit më të fundit të publikuar në platformën Telegram nga autoritetet, numri i të vdekurve ka arritur në 4.490.

08:23
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite raportet vjetore të institucioneve kryesore

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të hënë, më 13 korrik, në orën 10:00, në seancë plenare, ku deputetët do të shqyrtojnë një sërë projektrezolutash që lidhen me vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve kryesore të vendit për vitin 2025.

08:16
Tragjedi në Kili/ Makina merr përpara një treg të hapur, 6 të vdekur dhe 7 të plagosur

Një pjesëtar i Marinës Kiliane, i cili ndodhej jashtë shërbimit dhe po drejtonte automjetin e tij privat, është përplasur me shpejtësi në një treg të hapur në qytetin bregdetar Viña del Mar, duke shkaktuar një tragjedi.

08:11
Ndërron jetë aktori Sam Neill, ylli i “Jurassic Park” dhe “The Piano” ishte 78-vjeç

Aktori neozelandez Sam Neill ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare.

08:09
Aksident në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, 75-vjeçarja në gjendje të rëndë pasi u përplas nga një automjet

Një aksident automobilistik ka ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm në aksin Lushnjë–Rrogozhinë. E plagosur rëndë ka mbetur Bajame Ramazani, rreth 75 vjeçe.

08:08
Kamioni shkakton tragjedi në Meksikë, të paktën 10 të vdekur dhe 9 të plagosur nga një aksident i rëndë zinxhir (Video)

Të paktën 10persona, mes tyre edhe dy të mitur, kanë humbur jetën, ndërsa nëntë të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në komunën Hostotipaquillo, në shtetin meksikan të Jalisco.

07:57
Europa nën pushtetin e flakëve/ Zjarr masiv në pyllin e Fontainebleau pranë Parisit, digjen qindra hektarë

Vala e zjarreve që ka përfshirë disa qytete dhe rajone të Evropës po vazhdon. Këtë herë flakët kanë përfshirë pyllin e Fontainebleau, që ndodhet në juglindje të Parisit, në Francë.

07:40
Hakmarrja e Iranit/ Alarm në Bahrein, sirenat bien për të dytën ditë. Tehrani pretendon sulm ndaj SHBA-së

Tensionet në Lindjen e Mesme po përshkallëzohen më tej, pasi Irani ka nisur një valë të re sulmesh me raketa dhe dronë ndaj bazave ushtarake amerikane në rajon, në përgjigje të sulmeve të fundit të SHBA-së mbi territorin iranian.

07:28
Trump urdhëron valën e re të sulmeve ndaj Iranit, SHBA përdor për herë të parë edhe dronë detarë sulmues

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ajrore ndaj Iranit, duke goditur dhjetëra objektiva ushtarake në disa zona të vendit, përfshirë provincën jugore të Khuzestanit.

07:25
Exclusive/ “Kadare do arrestohej si pjesë e komplotit të Mehmet Shehut”, rrëfimi i ish-kreut të Hetuesisë, Qemal Lame: I shkova Enver Hoxhës në zyrë dhe ai… mbrojti veten

Historia e diktaturës shqiptare mbetet ende e mbushur me pyetje pa përgjigje, ndërsa ish-zyrtarë të regjimit përballen me kërkesën për të dhënë llogari për rolin që kanë pasur në një aparat shtetëror të ndërtuar mbi kontrollin, frikën dhe ndëshkimin politik.

07:04
Moti i kthjellët, temperatura deri në 36°C. Ja zonat ku priten reshje të izoluara

Shqipëria do të ndikohet këtë të hënë nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

00:12
Francë-Spanjë, një gjysmëfinale botërori prej 2.7 miliardë eurosh

Franca dhe Spanja do të përballen mes tyre këtë të martë për një vend në finalen e madhe të Botërorit. është një sfidë ku do të vihen përballë talentet, por edhe…vlerat e merkatos së futbollistëve të tyre. Në total ‘do të zbresin’ në fushën e lojës 2.7 miliardë euro, ku ajo që është në avantazh në këtë pikë është Franca me 300 milionë euro më shumë.

E diel, 12 Korrik 2026
23:45
VIDEO/ Fjalimi sekret i Messit para triumfit historik rikthehet viral ndërsa Argjentina ëndërron një tjetër Kupë Bote

Teksa Lionel Messi po udhëheq edhe një herë Argjentinën në rrugëtimin drejt lavdisë në Kupën e Botës 2026, në rrjetet sociale është rikthyer me forcë një nga momentet më emocionuese të karrierës së tij. Bëhet fjalë për fjalimin legjendar të mbajtur në dhomat e zhveshjes para finales së Copa América 2021, një video që po grumbullon miliona shikime dhe po kujton lidershipin që frymëzoi Argjentinën drejt trofeut të parë të Messit me kombëtaren.

23:30
Pankina e Uruguajit, Diego Forlan, trajneri i 2 herë kampionëve të botës…deri në mars

Pas lamtumirës së Marcelo Bielsës nga drejtimi i Uruguajit menjëherë pas eliminimit të skuadrës që në fazën e grupeve të Botërorit 2026, Federata e Futbollit të vendit amerikanolatin vendosi të rinisë gjithçka me Diego Forlan…të paktën deri në muajin mars.

23:17
Francezi Laporte që sfidon vendin e origjinës me fanelën e Spanjës: I lumtur që mora vendimin të luaj me La Roja

Aymeric Laporte është francez që në gjysmëfinalen e Botërorit do të luajë kundër kombëtares së vendit të origjinës së tij. Zgjedhja e futbollistit për të luajtur me fanelën e La Roja është diskutuar shumë me mbrojtësin që u kthye të flasë për këtë vendim që është një ndër më të rëndësishmit në jetën e tij.

22:55
“Ngjarja u bë motiv ndasie e egër, furi dhune ndaj një koncerti”/ Kanye West në Tiranë, Rama: Pas klithmës së kundërshtisë fillojnë llogaritë absurde

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për koncertin e Kanye West në Tiranë, e cila u shoqërua me polemika të shumta nga qytetarët.

22:50
“Na quajnë sorra e korba, por harrojnë që…”! Dita e 43-të e protestës, tubuesit përfundojnë marshimin pas fjalimeve përpara Kryeministrisë

“Rama ik, Berihsa ik”! Kjo ishte thirrja kryesore e protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” edhe në ditën e 43 të protestës.

22:48
Profetësia e këngëtarit legjendar të Oasis, Gallagher ndez Anglinë: Do ta fitojmë Botërorin

Entuziazmi në Angli ka arritur kulmin pas fitores 2-1 ndaj Norvegjisë në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026, ku Jude Bellingham ishte heroi i mbrëmjes me dy gola.

22:45
“Franca nuk ka francezë”/ Deklarata e bujshme e ish-kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez kërkon falje: Fitoftë më i miri dhe të humbasë racizmi

Pak ditë para përballjes mes Spanjës dhe Francës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, një debat politik ka shpërthyer mes dy vendeve, pas deklaratave të ish-kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy për kombëtaren franceze.

22:36
Franca, Konate i përgjigjet Yamal: Të thotë çfarë të dojë…

brahima Konate, futbollisti i kombëtares franceze që sezonin e ardhshëm do të luajë në La Liga me Realin e Madridit foli në lidhje me ndeshjen gjysmëfinale të Botërorit me Spanjën ku përballë do të ketë Lamine Yamal me të cilin do të luajë edhe në El Clasicon e famshme në kampionatin e vendit iberik.

22:35
Video/ Pamje tragjike nga Bangkoku, pub-i përfshihet nga flakët dhe i merr jetën 27 personave

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pub në Bangkok, kryeqytetin e Tajlandës, gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës sipas orës lokale, duke shkaktuar të paktën 27 viktima dhe disa të plagosur.

22:25
“Ia bëmë jetën shumë të vështirë vetes”/ Si lindi përplasja Tuchel-Bellingham? Mesfushori ‘kunja’ trajnerit: Ai nuk e di si është të luash kundër Haaland

Fitorja e Anglisë ndaj Norvegjisë, që siguroi kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, nuk solli vetëm festë në kampin anglez.

22:13
Vdekja e papritur e senatorit amerikan Lindsey Graham, FBI i bashkohet hetimeve: Çfarë dihet deri tani

Senatori republikan amerikan Lindsey Graham ndërroi jetë papritur në moshën 71-vjeçare, vetëm pak orë pasi ishte kthyer nga një vizitë zyrtare në Ukrainë.

21:58
Anglia, Harry Kane mbron Tuchel: Kërkon që ne të nxjerrim më të mirën tonë

Harry Kane i del në mbrojtje trajnerit të tij Thomas Tuchel që u kritikua për fjalët e thëna në fund të ndeshjes kundër Norvegjisë.

21:53
Foto/ Ndryshojnë planet për Armando Brojën? Trajneri merr vendimin e papritur për sulmuesin e Kombëtares shqiptare gjatë fazës përgatitore

Armando Broja ka nisur fazën përgatitore me Burnley-n, ndërsa e ardhmja e tij mbetet ende e paqartë.

21:49
Tetë vjet më parë mbërriti CR7, sot nuk mund ta marrë as Kolo Muanin/ Çfarë i ndodhi Juventusit?

Vetëm tetë vite më parë, Juventusi trondiste botën e futbollit me transferimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi për 105 milionë euro.

21:26
Tragjike në Itali/ I refuzuan regjistrimin në një kurs vallëzimi, 52-vjeçari qëllon me armë drejt pronares dhe më pas i jep fund jetës

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Cagliari të Italisë, ku një 52-vjeçar ka tentuar të vrasë pronaren e një shkolle vallëzimi pasi kjo i kishte refuzuar regjistrimin në një kurs flamengo. Pasi qëlloi me armë në drejtim të saj, burri kreu vetëvrasje.

21:23
Erling Haaland ka një sozi, kush është Anastasia Kostromitina, modelja ruse që ka pushtuar rrjetin për ngjashmërinë e saj me yllin norvegjez

Erling Braut Haaland ishte një prej protagonistëve të mëdhenj të Botërorit 2026, jo vetëm për 7 golat e rioj që e vendosin si një prej shënuesve më të mirë të turneut apo për paraqitjen fantastike të Norvegjisë në këtë kompeticion që arriti deri në çerekfinale, por edhe për sozinë e tij; një modele ruse që ka një ngjashmëri të madhe me të.

21:18
Sherri te Syri i Kaltër/ Arrestohet 43-vjeçari pasi goditi me sende të forta administratorin e një subjekti, procedohen edhe tre persona

Një konflikt i ndodhur mesditën e sotme në parkimin e “Syrit të Kaltër” ka përfunduar me një të arrestuar dhe tre persona të proceduar penalisht.

20:57
Sinner nuk bie nga “froni”, italiani dominon Zverev në finalen e Wimbledon dhe mbron titullin

Jannik Sinner vazhdon të shkruajë historinë në barin e Londrës. Tenisti italian ka fituar për të dytin vit radhazi trofeun e Wimbledon, pasi mposhti në finalen e madhe Alexander Zverev me rezultatin 3-1 me sete: 6-7, 7-6, 6-3, 6-4.

20:43
Botërori 2026/ Argjentina tremb, statistikat që duhet të shqetësojnë Anglinë

Argjentina kaloi një tjetër provë të vështirë në Botërorin 2026 teksa mposhti Zvicrën me rezultatin 3-1 vetëm pas kohës shtesë për të prerë biletën për në gjysmëfinale të kompeticionit ku do të përballet me Anglinë e Thomas Tuchel që kërkon të fitojë një titull që i mungon prej 6 dekadash.

20:40
Video/ Ndarja papritur nga jeta e Jayden Adams, momenti kur mesfushori afrikan qëndron vetëm ndërkohë që skuadra festonte

Vetëm pak ditë pas përfundimit të aventurës historike të Afrikës së Jugut në Kupën e Botës, një lajm i rëndë ka tronditur futbollin e këtij vendi.

20:28
“I dhashë besën dhe nuk kthehesha pas”, Egli Tako rrëfen dashurinë: Në lidhje vajza duhet të jetë ‘princesha’, jo djali

Egli Tako vjen në një nga rrëfimet më personale në “Grida Duma Podcast”, ku flet për dashurinë, miqësinë, marrëdhëniet, jetën pas Big Brother VIP dhe mënyrën se si e sheh sot botën.

20:27
Tajfuni në Kinë, dy milionë të evakuuar, përmbytje dhe shkatërrime masive, stuhia vrau edhe 17 persona në Filipine

Një tajfun i fuqishëm ka goditur Kinën, i dyti brenda një jave, ndërsa pothuajse dy milionë njerëz janë evakuuar nga zonat që ndodhen në rrugën e stuhisë.

20:16
“Do të prekë thuajse çdo familje”/ OBSH jep alarmin për kancerin: Më shumë se 66% raste të reja priten deri në vitin 2050

Miliona njerëz në mbarë botën po përballen me pasojat fizike, emocionale dhe financiare të kancerit, një sëmundje që çdo ditë u merr jetën më shumë se 26 mijë personave.

20:08
Botërori, Infantino këmbëngul në zgjerimin me 64 skuadra që nga viti 2030: Çdo komb duhet të ëndërrojë

FIFA po studion zyrtarisht mundësinë e zgjerimit të kampionatit Botëror të futbollit me 64 skuadra që në edicionin e 2030. Presidenti Gianni Infantino konfirmoi se hipoteza do të diskutohet në komisionet kompetente në përfundim të turneut aktual.

19:57
Ansambli kombëtar në Londër, për herë të parë pas 70 vitesh performoi në një nga skenat e njohura britanike

Ansambli Kombëtar u ngjit në skenën e Show Theatre, në zemër të Londrës, në një mbrëmje të veçantë që ndërthuri trashëgiminë kulturore shqiptare me vizionin dhe frymëzimin që Lord Bajroni gjeti në Shqipëri.

19:52
Vapa alarmon urgjencat, deri në 400 telefonata në ditë, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë

Konsumoni sa më shumë ujë, është këshilla e çdo mjeku në stinën e verës dhe jo vetëm. Por në temperatura të larta bëhet domosdoshmëri.

19:51
101 mijë tonë qumësht në 2025, rritet prodhimi nga lopët në Shqipëri, por tkurren fermat e deleve dhe të dhive

Industria shqiptare e përpunimit të qumështit mbylli vitin 2025 me më shumë prodhim, por pas rritjes fshihet një zhvillim i pabarabartë mes sektorëve të blegtorisë.

19:39
Tjetër aksident në Tepelenë/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

Aksident tjetër në aksin Tepelenë-Memaliaj.