Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe të pandehurit e tjerë, shkak bojkoti i avokatëve
26/10/2026 10:41
Gjykata e Posaçme shtyu për më 9 nëntor gjyqin ndaj Berishës dhe të pandehurve të dosjes “Partizani”.
Sipas asaj që raporton gazetarja Anila Hoxha, shkak i shtyrjes mungesa e avokatëve, që vijojnë bojkotin si një formë proteste pa afat ndaj rregullores së GJKKO e cila ju cenon atyre profesionin e mbrojtësit.
Siç bën me dije Anila Hoxha, ndryshe nga herët e tjera dhe disa trupa gjyqësore, në seancën e gjykimit të themelit për Partizanin nuk aplikoi gjoba për avokatët.
Top Channel