Putini hedh poshtë pretendimet se Rusia po nxit protestat në Evropë, lideri i Kremlinit: Udhëheqësit evropianë ma hedhin fajin mua, e tepërt
Forcat Ajrore të Jordanisë kanë ndërmarrë sulme ndaj disa pozicioneve në Sirinë jugore, të cilat Ammani i cilësoi si “strehime terroristësh”, pas sulmit vdekjeprurës ndaj një kishe ortodokse greke, ku humbën jetën nëntë persona dhe u plagosën 34 të tjerë.
Sipas një njoftimi të forcave të armatosura jordaneze, operacioni u ndërmor pasi autoritetet përcaktuan se personat përgjegjës për sulmin e së premtes në fshatin Hammoud kishin lidhje me grupe terroriste që veprojnë në zonë.
Gjatë sulmeve ajrore, avionët luftarakë jordanezë shkatërruan pozicionet e dyshuara të grupeve të armatosura. Sipas ushtrisë, disa prej anëtarëve të këtyre grupeve u vranë ose u plagosën, por nuk u bë i ditur numri i saktë i viktimave.
Deri më tani, autoritetet siriane nuk kanë reaguar zyrtarisht lidhur me sulmet. Gjithashtu, mbetet e paqartë nëse operacioni u krye në koordinim me qeverinë në Damask.
Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit, autoritetet jordaneze njoftuan arrestimin e tre burrave, të dyshuar si autorë të sulmit ndaj kishës ortodokse greke.
Ngjarja ka shtuar shqetësimet për sigurinë në rajon, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësit dhe lidhjet e mundshme të tyre me grupet e armatosura që veprojnë në Sirinë jugore.
Top Channel