‘Rilindëm pas Bournemouth’/ Gerry Cardinale i jep nota pozitive Milanit dhe Amorim
Fundjava ka qenë e jashtëzakonshme për legjionarët e Kombëtarja shqiptare, të cilët kanë konfirmuar formën e shkëlqyer fizike duke lënë gjurmë të thella në kampionatet ndërkombëtare me gola, asiste dhe paraqitje fantastike si titullarë.
Kryefjala e kësaj jave pa dyshim që është Myrto Uzuni. Sulmuesi i Kombëtares ka qenë i pandalshëm në SHBA, duke udhëhequr Austin FC drejt një fitoreje spektakolare 2-1 me përmbysje në transfertë ndaj Sporting Kansas City. Uzuni gjeti dy herë rrugën e rrjetës (në minutën e 64-t dhe të 86-të), duke vulosur suksesin e madh dhe duke çuar në 9 numrin e golave sezonalë në 24 paraqitje.
Momente historike dhe krenarie edhe në arenën europiane. Mbrojtësi Stavro Pilo ka realizuar një gol ndaj Manchester City në UEFA Champions League me fanellën e AEK Athinës, duke shënuar në një nga skenat më madhështore të futbollit botëror, pavarësisht humbjes së skuadrës greke.
Në Iran, Jasir Asani vijon të shkëlqejë me Esteghlal FC, duke gjetur golin e tij të katërt sezonal në barazimin 1-1 ndaj Chadormalu. Ndërkohë, në Arabinë Saudite, debutim ëndrrash për Nedim Bajramin. Mesfushori kuqezi u aktivizua në minutën e 72-të në sfidën e Al Taawoun kundër Al Riyadh dhe vetëm 6 minuta më vonë lëshoi një predhë nga jashtë zonës, duke shënuar golin e tij të parë në elitën saudite.
Në Skoci, kontribut vendimtar dha edhe Sabah Kerjota, i cili dhuroi një asist perfekt nga e djathta, duke ndihmuar Hearts të fitojë 2-0 në transfertë ndaj Motherwell. Nga ana tjetër, një armatë e tërë kuqezi e ka nisur fundjavën si titullarë absolutë në skuadrat e tyre, mes të cilëve Berisha, Gjimshiti, Ismajli, Balliu, Ramadani, Manaj, Broja etj., duke treguar se Kombëtarja po kalon një moment të shkëlqyer forme.
Top Channel