Video/ “E konsideroj personale”, pas grushteve në Parlament, vijon debati mes deputetëve të PD dhe Ervin Hoxhës së PS

26/10/2026 12:26

Pas përplasjeve të ashpra në Parlament të enjten e kaluar, debati mes deputetëve të PS-së dhe PD-së ka vazhduar edhe në Kryesinë e Kuvendit këtë të hënë.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel, Ervin Hoxha duket pranë deputetëve demokratë duke diskutuar me njëri-tjetrin.

Depuetët e PD i kanë thënë Hoxhës se veprimet e tyre në Parlament janë politike.

Nga ana tjetër, Hoxha ka thënë që i ka marrë personale.

Top Channel