Vrasja e 49-vjeçares/ Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, miraton rezolutën për mbrojtjen e grave
“Gjuha e (pa) pastër e politikës” është tema që u ngrit në pjesën e parë të emisionit “Top Story” me Grida Dumën. I ftuar në studio ishte analisti Arjan Curri, i cili u shpreh se edhe në auditore, klasa shkon nga ai që bën rrëmujë ose kapet me profesorin.
Sipas tij, njerëzit do të priren të shkojnë te politikani që shan dhe që është i zoti të vjedhë.
Pjesë nga biseda:
Grida Duma: Politika globale po bëhet populiste, nuk ka shpesh të vërtetë të thella, ka sipërfaqësore. Politika shqiptare thotë nuk e kam shpikur rrotën, populli voton. Madje tani batutat po i bëjnë disa njerëz qesharak, për rrjedhojë të dëgjueshëm dhe të votueshëm. Sot çështja është të jesh personazh, edhe pse 50 për qind qesharak. Si e sheh sot, a të bën përshtypje kjo pasqyrë?
Arjan Curri: Edhe në auditorë, klasa shkon nga ai që bën rrëmujë, kapet dhe me profesorin. Më i miri ka vetëm vëmendjen e profesorit. Instinkti i njeriut në këtë rast është jashtë logjikës. Gjysmën e kemi shtazore dhe gjysmën njerëzorë. Ana shtazore, stomak e poshtë merr më shumë vëmendjen. Edhe emisionet me gatim ecin më shumë. Fashion dikur mësonte se si të visheshin, tani se si të zhvishen. I drejtohen epsheve. Ka raste që e tërheq inteligjenca ose ne mbase mendojmë, por dikur nuk ka qenë demokracia e zhvilluar, tani që ka ardhur demokracia e drejtpërdrejtë, vjen ky fenomeni që nuk thotë asgjë, votohet. Sepse shumica thotë kjo qenka mirë, ka dhe më keq se unë. Shohim këtë ‘budallain’, ‘gomarin’, se nuk më sfidon.
Grida Duma: Nëse ti ke menduar se politika të ndryshon jetën, e tani e di që jo, shkon te kjo gjëja. Nëse mendon se të ndryshon jetën ti nuk bën atë zgjedhje
Arjan Curri: Njerëzit do të shkojnë të politikani që shan, që vjedh. Ka disa gjëra që na vijnë nga e kaluara jonë agresive. Studentët e mi nuk do më votonin sot mua.
Grida Duma: Populli shqiptar nuk pranon të jetë i pa mençur, që mund të jetë vulgar.
Arjan Curri: Fatos Nano ka qenë vulgar
Grida Duma: Rama dhe Berisha nuk janë vulgar si njeri
Arjan Curri: Edi Rama e bën vulgarin
Grida Duam: Është mjeshtëri, jo paaftësi
Arjan Curri: Është të dyja, se ti nuk je aq i zoti ti ngresh njerëzit lart. Por kanë vendosur që të bien poshtë.
Top Channel