Historiania dhe pedagogia Elena Kocaqi, e ftuar në emisionin “Top Story”, duke folur për situatën politike në vend, tha se angazhimi i saj ka qenë shumë serioz.
Ajo kritikoi mënyrën se si funksionon tregu politik në Shqipëri, duke nënvizuar se politika duhet të jetë profesion për njerëz të përgatitur, ndërsa pasojat e mungesës së profesionalizmit i paguajnë qytetarët.
“Unë u futa seriozisht në gjithë këtë proces. Mund të kem pyetur mbi 300 ekspertë dhe hyra seriozisht në programin politik. Unë nuk e mendoj politikën siç e mendojnë 90% e atyre që hyjnë në politikë sot. Akti më i madh që kam bërë për Shqipërinë, pavarësisht se kjo nuk kuptohet, është se tregu politik nuk preferon nivele të tilla, por anon drejt aventurave dhe atyre që mashtrojnë.
Politika është profesion dhe duhet të drejtohet nga njerëz profesionistë, të përgatitur për të dhënë më të mirën. Duhet të jesh një specialist shumë i mirë, që të dish të ruash ekuilibrat dhe të kënaqësh njerëzit. Pasojat i paguan dhe do të vazhdojë t’i paguajë publiku. Ne që duam të japim një kontribut, nuk e kemi mundësinë ta japim”, u shpreh Elena Kocaqi në “Top Story”.
Top Channel