Elvana Gjata shtatzënë me Elsonin? Detaji që nxjerr nga telefoni Xhani Demika në “Ftesë në 5”

26/10/2026 18:55

Menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika, ishte sot i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku komentoi fotografinë e Elvana Gjatës e bërë virale së fundmi.

Këngëtarja e njohur shfaqet krah Elson Bajrakurtajt dhe menjëherë nisën aludimet se ata janë në një lidhje dashurie. E jo vetëm kaq, pasi po përflitet edhe për një shtatzëni të mundshme të Elvana Gjatës.

Xhani Demika u shpreh se nuk e di nëse këngëtarja është shtatzënë, por nëse është e vërtetë, ai uroi më të mirën për të. Sipas tij, Elvana dhe Elsoni përshtaten shumë me njëri-tjetrin.

Gjatë bisedës me moderatoren, ai tregoi edhe një postim të inxhinierit, i cili krahas një foto me Elvanën shkruante:

“Për qenie të vogla si ne, pafundësia bëhet e papërballueshme vetëm përmes dashurisë”.

Pjesë nga intervista:

Bieta: Një lajm shtatzënie është ai që ka qarkulluar prej disa ditësh por dhe një konfirmim lidhje i Elvana Gjatës. U përfol se është në pritje të ëmbël, Elvana Gjata nuk fshihet më, zbulon partnerin e saj

Xhani: Unë  i njoh të dy. Me Elvanën kam vite që punoj për pjesën e koncerteve, Elsoni është një inxhinier shumë i suksesshëm në Angli, është një fjalë fantastik, është shumë i kulturuar. E kam parë këtë lajmin, madje kam shkruar ‘më bëhet qejfi, urime’. Kam marrë thjesht një pëlqim. Por që iu ka shpëtuar një post tjetër, regjia nuk e ka, unë e kam. “Për qenie të vogla si ne, pafundësia bëhet e papërballueshme vetëm përmes dashurisë”. O sa i thellë paske qenë o inxhinier, hajde ta kuptojmë ne. Është një postim që ka një fotografi me Elvanën

Bieta: Si e interpreton?

Xhani: Më bëhet qejfi se të dy janë njerëz të mirë. Elvana me dijeninë time ka kohë që është në shoqërimin e Elsonit. Nga veriu i bie të jetë nga mbiemri, nuk e di fiks. Jeton në Angli prej vitesh. Elvana është shumë misterioze.

Bieta: Si janë njohur?

Xhani: Thuhet se janë njohur te “Dy gisht mjaltë”. Më bëhet shumë qejf për të dy, përshtaten shumë me njëri-tjetrin, janë bërë fiks për njëri-tjetrin

Bieta: Shtatzënë Elvana?

Xhani: Nuk e di se nuk kam rastisur me të kohët e fundit. I kam bërë një ofertë për një koncert dhe jam në pritje të një përgjigje. Kjo lënia e përgjigjes mangët tregon se ka diçka që ajo po e mendon mirë para se të dalë. Kam përshtypjen se nëse është e vërtetë, ajo po mendon se si do të jetë mënyra që do e japë lajmin. Uroj që të jetë e vërtetë dhe pse jo të jetë djalë apo të ketë binjakë.

Bieta: I di mirë Xhani këto punë.

Xhani: Jo, thashë urimin tim.

Top Channel