Orë vendimtare për Carrick, kandidatët kryesorë për të zëvendësuar trajnerin e Manchester United
Ish mesfushori i Liverpool dhe Arsenalit, Jermaine Pennant u bë protagonist i një aventure aspak të këndshme. I tërhequr nga futbolli në 2018, 43 vjeçari u sulmua nga një qen i llojit pastor gjerman dhe ai që e shpëtoi ishte…qeni i tij.
Pennant ishte duke shëtitur në një park në veri të Londrës javën e kaluar kur një pastor gjerman i kafshoi këmbën dhe nuk donte ta lëshonte. Në mbrojtje të ish futbollistit të Premier League erdhi qeni i vetë Pennant, Akita King që iu hodh qenit tjetër që sulmoi pronarin e tij duke ia dalë që ta largojë, një incident ky që si pasojë solli 50 qepje për Pennant
‘U përpoqa të shpëtoja King, por qeni me kafshoi këmbën-tregon vetë Pennant në një postim në Instagram-rashë në tokë me kafshën që ishte kapur pas meje dhe nuk kishte ndërmend të më lëshonte. King ndërhyri duke e kuptuar se çfatë po ndodhte, u përball me qenin tjetër dhe bëri të mundur që të evitohej më e keqja. King nuk pati lëndime përveç një kafshimi të vogël në putër, por ishte i mbuluar me gjakun që nuk ishte i imi. Në atë moment e harrova dhimbjen që ndjeva dhe zemra më shkoi në fund të këmbëvem por për fat nuk ishte gjaku i King’.
Sulmet e pakontrolluara të qenve në Britani kanë pësuar një rritje të ndjeshme në vitet e fundit. Sipas raporteve të policisë nga 16 040 sulme që ishin regjistruar në 2020, numri i tyre arriti në 29 400 vitin e kaluar, një rritje me 83%. Por ka edhe incidente të paraportuara të cilat e rrisin akoma më shumë shifrën reale të sulmve agresive të qenve.
Top Channel