Gerry Cardinale nuk ka asnjë dyshim, Milani i sfidës me Udinesen e ka kaluar me shumë sukses klasën. Ishte vetë pronari i kuqezinjve që e tha në mënyrë të drejtpërdrejtë duke dalë nga Bluenergy Stadium, ku Milani mposhti friulanët me rezultatin 2-0.

‘Skuadra vazhdon të përmirësohet dhe pas ndeshjes zhgënjyese në Evropë, tregoi se diti të rikthehet-tha Cardinale-ditëm të mbanim të njëjtin intensitet lojë në të gjithë ndeshjen; zotërimi i topit, agresiviteti në rikuperimin e tij pasi e humbëm, kanë qenë aspekte shumë pozitive’

Më pas Cardinale nuk i kurseu komplimentat ndaj trajnerit Ruben Amorim.

‘Ruben i menaxhoi mirë rotacionet dhe zëvendësimet dhe gjithë kjo na vendos në një pozicion të mirë në prag të ndeshjes të së mërkurës në shtëpi’-shtoi pronari i kuqezinjve duke iu referuar ndeshjes me Bolognan në San Siro.

Gerry Cardinale më pas shtoi se do të jetë i pranishëm në stadium edhe sfidën e mesjavës.

‘Jam shumë i kënaqur. Do të shihemi të mërkurën. A do të qëndroj gjatë gjithë javës? Po, do të jem këtu për ndeshjen me Bolognan dhe Interin-shtoi Cardinale

Por jo vetëm kaq. Në ditët e ardhshme Cardinale do të jetë i impenjuar në Asamblenë e ortakëve të klubit në Milano dhe në prezantimin e stadiumit të ri. Për këtë të fundit, ai ka pasur një kontakt të parë me drejtuesit e Interit përpara Derbit të Madonninës.

Top Channel