Këtë të hënë kampionati turk kishte rezervuar sfidën mes Rizaspor dhe Trabzonspori që përmban brenda saj sfidën e shqiptarëve.

Nga njëra anë ishte mesfushori Qazim Laçi ndërsa në anën tjetër ishte Ernest Muçi. Ky i fundit ishte i papërmbajtshëm në fushën e lojës; edhe pse nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës dhuroi plot 3 asiste për shokët e skuadrës së tij duke ndihmuar Trabzonsporin që të fitojë këtë ndeshje 4-3

Gjithçka nisi kur rezultati ishte 2-0 për Rizaspor me Muçin që në minutën e 49 gjeti saktë Kabaskal për të shkurtuar diferencën në 2-1. Vetëm 2 minuta më vonë sulmuesi kuqezi dha asistin e tij te Simsir që barazoi shifrat në 2-2. Ndërsa në minutën e 83, Muçi pasoi saktë te Franculino që shënoi golin e katërt.

VIDEO asisti i parë i Muçit

VIDEO asisti i dytë i Muçit

VIDEO asisti i tretë i Muçit

Top Channel