Elvana Gjata shtatzënë me Elsonin? Detaji që nxjerr nga telefoni Xhani Demika në “Ftesë në 5”
Aktorja amerikane Amy Schumer dhe ish-bashkëshorti i saj, Chris Fisher, janë zyrtarisht të divorcuar, rreth dhjetë muaj pasi njoftuan ndarjen e tyre.
Sipas raportimeve të mediave amerikane, ish-çifti ka përfunduar procedurat e divorcit në Gjykatën Supreme të Nju Jorkut.
Sipas Page Six, statusi i çështjes gjyqësore është regjistruar si “i përfunduar”, megjithëse nuk dihet saktësisht se kur janë mbyllur procedurat, pasi çështjet e divorcit në Nju Jork nuk bëhen publike.
Schumer kërkoi zyrtarisht divorcin nga Fisher në janar 2026, pas shtatë vitesh martesë. Një muaj më parë, në dhjetor 2025, aktorja kishte konfirmuar përmes një postimi në Instagram se të dy kishin vendosur t’i jepnin fund marrëdhënies së tyre.
Amy Schumer and Chris Fischer finalize divorce 10 months after separating https://t.co/ZVUlyWBbMq https://t.co/TwfAwgrOk1
— Page Six (@PageSix) October 26, 2026
“Unë dhe Chris kemi marrë vendimin e vështirë për t’i dhënë fund martesës sonë pas shtatë vitesh”, shkroi ajo, duke theksuar se, pavarësisht ndarjes, ata vazhdonin ta donin njëri-tjetrin dhe do të përqendroheshin në rritjen e djalit të tyre.
Aktorja u kërkoi gjithashtu ndjekësve dhe publikut të respektonin privatësinë e tyre gjatë kësaj periudhe.

Në të njëjtin postim, Schumer hodhi poshtë spekulimet se ndarja kishte lidhje me humbjen e saj në peshë. Ajo mohoi gjithashtu pretendimet se kishte vendosur t’i jepte fund martesës për të gjetur një partner tjetër, duke e përshkruar ndarjen si një vendim miqësor, të shoqëruar me dashuri dhe respekt të ndërsjellë.
“Familje përgjithmonë”, shkroi aktorja, duke lënë të kuptohet se pavarësisht përfundimit të martesës, të dy do të vazhdojnë të kenë një marrëdhënie si prindër.
Amy Schumer dhe Chris Fisher u martuan në fshehtësi në vitin 2018. Një vit më vonë, në vitin 2019, ata u bënë prindër të një djali.
Top Channel