Orë vendimtare për Carrick, kandidatët kryesorë për të zëvendësuar trajnerin e Manchester United
Nervozizmi i shfaqur në fund të ndeshjes të së shtunës ndaj Romës, i ka kushtuar shtrenjtë Massimiliano Allegrit.
Gjykatësi Sportiv i Serie A e ndëshkoi trajnerin e Napolit me 2 ndeshje pezullim që do të thotë se tekniku toskan do të ndjekë nga tribuna jo vetëm ndeshjen e së mërkurës ndaj Monzas, por edhe atë të së dielës ndaj Juventusit.
Motivi i skualifikimit të Allegrit u bënë disa fraza të ashpra që trajneri tha në drejtim të arbitrave gjatë ndeshjes me verdhekuqtë. Por historia nuk mbyllet me kaq. Një tjetër çështje që mbetet e hapur është ajo e deklaratës së livornezit për Romën pas përfundimit të ndeshjes.
‘Edhe vitin e kaluar ia dhuruan Championsin dhe e pagova unë me Milanin-ishte fraza e Allegrit duke iu referuar fundit të sezonit të kaluar me kuqezinjtë që e mbyllën në vendin e pestë ndërkohë që Roma hyri mes 4 ekipeve të para. Një frazë kjo që u zbulua nga media dhe që tërhoqi vëmendjen e inspektorëve të Federatës Italiane dhe që mund të sjellin masa të tjera disiplinore ndaj Massimiliano Allegrit.
Top Channel