Gafa fatale para ceremonisë së Topit të Artë 2026, faqja zyrtare publikon gabimisht tre fitues të ndryshëm
Sfida e kampionatit turk mes Rizaspor e Trabzonspor u shndërrua edhe në një duel personal të dy futbollistëve të kombëtares shqiptare Qazim Laçi dhe Ernest Muçi.
Por ndërsa sulmuesi shpalosi fantazinë e tij me 3 asiste, mesfushori i Rizaspor iu kundërpërgjigj shokut të tij të skuadrës te Kombëtarja me një gol spektakolar.
Në minutën e 68, Laçi mori topin në zotërim dhe nga një distancë e largët nuk u mendua dy herë por lëshoi një goditje shumë të fortë duke mposhtur portierin kundërshtar dhe duke e dërguar topin në rrjetë.
Ishte momenti kur Rizaspor barazoi përkohësisht rezultatin në 3-3. Për fatin e keq të Rizaspor, ky gol spektakolar i Laçit nuk mjaftoi se në fund sfida u fitua nga Trabzonspori i Ernest Muçit me rezultatin 4-3
VIDEO goli i Laçit
Top Channel