Milan, infermieria është ende plot, kuqezinjtë humbasin edhe Loftus-Cheek për 1 muaj
‘E bujshme dhe e turpshme; kanë shpërfytyruar dhe vandalizuar sërish imazhin e kapitenit tonë, Franco Baresi’-ky është denoncimi i bërë në rrjetet sociale nga gazetari italian, Carlo Pellegatti që postoi videon e muralesit të legjendës së Milanit dhe kombëtares italiane të dëmtuar për të dytën herë nga vandalët.
‘Isha këtu përpara selisë së Milanit-vijonte më tej Pellegatti në denoncimin e tij-e gjitha Kupa e Ligës së Kampioneve është e mbuluar me të zezë, ashtu sikurse shiriti i kapitenit dhe logoja. Turp!’
Vetëm përpara pak javësh, Luca Rosada i njohur si Lucas Street Art, i dorëzoi Milanit një tjetër vepër arti të Franco Baresit, pasi e para iu vandalizua.
‘Për fat të keq, ligësia nuk do të ketë kurrë fund, por për fat të mirë as unë nuk dorëzohem dhe do të kthehem të rregulloj këtë në respekt të Franco Baresit’-komentoi vetë Luca Rosada te postimi i gazetarit Carlo Pellegatti.
Top Channel