Veliaj mesazh nga burgu pas humbjes së Vuçiç: Lëvizjet dhe protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”

26/10/2026 11:50

Krybashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar nga burgu pas humbje së Vuçiç në zgjedhjet parlamentare të ditës së djeshme.

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Veliaj uron studentët serb për rrëzimin e Vuçiç, ndërsa shpreh gjithashtu se “lëvizjet dhe protestat studentore nuk janë ‘fundi i botës’, por fundi i ‘një bote’”.

Më tej ai përgëzoi edhe shqiptarët në Serbi të cilët për herë të parë do të kenë dy mandate në parlamentin serb.

Postimi i plotë i Erion Veliajt:

Urime studentëve për rrëzimin e makiavelistit dhe populistit të Beogradit!

Lëvizjet dhe protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”. Sa më shpejt ta kuptojmë këtë si qytetarë e politikëbërës, aq më mirë do të dimë t’u përgjigjemi nevojave dhe pritshmërive të kësaj gjenerate.

Urime të përzemërta edhe shqiptarëve tanë në Serbi, të cilët, sipas projeksionit aktual, e rrisin përfaqësimin e tyre nga një në dy mandate. Një zë më i fortë për të drejtat e shqiptarëve në Serbi!

Top Channel