Live Topi i Artë/ Për të tretin vit radhazi, Yamal fiton trofeun e parë të mbrëmjes
Rabiot, Gila, Moreira; Ruben Amorim shpresonte që të rikuperonte ndonjë prej futbollistëve të dëmtuar për ndeshjen e mesjavës kundër Bolognas, por në fakt askush nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit portugez.
Përkundrazi, infermierisë së Milanit ku tashmë janë Saelemaekers, Gabbia, Chukëueze, P. Terracciano, Moreira, Gila dhe Rabiot, i është shtuar edhe Ruben Loftus Cheek.
Ky i fundit ka pësuar një dëmtim muskular në kofshën e majtë gjatë ndeshjes me Udinesen mbrëmjen e së dielës. Për anglezin është parashikuar kryerja e një testi mjekësor pas 2 javësh dhe do të jetë e vështirë që ai të zbresë në fushën e lojës në më pak se 1 muaj.
Kështu për Amorim edhe për ndeshjen e së mërkurës, formacioni është praktikisht i përcaktuar me trajnerin që nuk ka shumë hapësirë për rotacion edhe pse Derbi i Madonninës është shumë pranë.
Top Channel