Nuk ndodhte kurrë më parë/ Katër skuadra në Serie A shkruajnë historinë, ende të pamposhtura pas 8 ndeshjesh

26/10/2026 15:39

Për herë të parë në historinë e Serie A, katër skuadra kanë arritur të mbeten të pamposhtura pas tetë javëve të para të të njëjtit sezon.

Interi, Lazio, Roma dhe Milani përbëjnë këtë katërshe historike, duke regjistruar një ecuri që nuk ishte parë më parë në elitën e futbollit italian.

Ky rekord tregon një nisje të veçantë të kampionatit, ku katër skuadra kanë arritur të shmangin humbjet në tetë ndeshjet e para.

Interi, Lazio, Roma dhe Milani kanë konfirmuar kështu një fillim të qëndrueshëm të sezonit, në një kampionat ku çdo pikë mund të jetë vendimtare në garën për objektivat e tyre.

Top Channel