Mirë me SHBA e BE-në, mirë me Rusinë e Kinën, plani i Listës Studentore serbe

26/10/2026 13:29

Lista Studentore në Serbi, fituese e zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit, synon të formojë qeverinë pa partnerë koalicioni.

Programi i saj parashikon luftë të ashpër ndaj nepotizmit dhe emërimeve partiake, si dhe reformimim të diplomacisë. Megjithatë, kur vjen fjala tek politika e jashtme, atyre duket se lëvizja e dalë nga protestat kundër korrupsionit në vend, nuk planifikon

Në politikën e jashtme, lista synon thellimin e bashkëpunimit me BE-në dhe SHBA-në, duke ruajtur njëkohësisht partneritetet me Rusinë dhe Kinën dhe neutralitetin ushtarak të Serbisë.

Për Kosovën, ajo kundërshton pavarësinë dhe anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare, ndërsa kërkon shqyrtimin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të arritura mes Beogradit dhe Prishtinës. Gjithashtu, mbështet autonomi më të madhe për serbët në Kosovë dhe ruajtjen e institucioneve e trashëgimisë së tyre.

Lista kundërshton vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, ndërsa shpreh mbështetje për integritetin territorial të shteteve sovrane, përfshirë Ukrainën. Me BE-në synon avancimin e reformave dhe integrimin evropian, kurse me SHBA-në rritjen e bashkëpunimit ekonomik, teknologjik dhe në fushën e mbrojtjes. Për Kinën, parashikon zgjerimin e investimeve, duke kërkuar respektimin e ligjeve dhe standardeve vendore.

Në rajon, programi thekson mbështetjen për Republikën Sërpska dhe mbrojtjen e të drejtave të serbëve në vendet fqinje. Ndërsa për Gazën, premton shtimin e ndihmës humanitare për palestinezët.

Pavarësisht qëndrimeve të saj për Kosovën dhe partneritetit me Rusinë, eksperti për Ballkanin Nikola Xaviereff-Weckwerth vlerëson se ndryshimi i pushtetit mund të sjellë marrëdhënie më të qëndrueshme të Serbisë me vendet e rajonit.

 

Top Channel