“Kemi ngritur kallëzim penal për ata që ushtrojnë dhunë”/ Grupi i intelektualëve mblidhet para Ministrisë së Arsimit: Mbështesim studentët Prodhimi i ullirit këtë sezon paraqitet i mbarë në disa zona të rrethit të Vlorës, me pritshmëri për rritje të prodhimit, por fermerët vijojnë të përballen me kosto të larta dhe mungesë të fuqisë punëtore.
Pritshmëritë për këtë sezon, sipas prodhuesve, janë pozitive, me një prodhim që mund të jetë rreth 20 për qind më i lartë krahasuar me vitin e kaluar.
“Ullinjtë duhet të transportohen dhe të përpunohen sa më shpejt pas vjeljes, ndërsa kontrolli i temperaturës gjatë procesit është thelbësor për përftimin e vajit ekstra të virgjër”, u shpreh Vesaf Musai-specialist ulliri.
Por, përtej cilësisë, sfidë mbetet kostoja e prodhimit. Vjelja kërkon gjithnjë e më shumë shpenzime, ndërsa pagesa e punëtorëve dhe vështirësitë e terrenit, veçanërisht në ullishtat shekullore dhe në zonat kodrinore, e bëjnë procesin më të kushtueshëm.
Sipas prodhuesve, pagesa për një ditë pune mund të arrijë në 40-50 mijë lekë të vjetra.
Ndërkohë, vaji shqiptar i ullirit po tërheq edhe vëmendjen e vizitorëve të huaj. Përmes tureve në ullishtat shekullore, vizitorët njihen me historinë e pemëve, procesin e prodhimit dhe shijimin e vajit të ullirit.
Prodhuesit tregojnë se shumë prej tyre shprehen të impresionuar nga cilësia e vajit që provojnë drejtpërdrejt te prodhuesi.
Top Channel