Largimi i Vuçiçit, si ndryshon qëndrimi ndaj Kosovës? Çfarë deklaron Lista Studentore

26/10/2026 13:36

Humbja e Aleksandar Vuçiçit në zgjedhjet parlamentare duket se nuk e ndryshon shumë optikën e Beogradit raport me Kosovën: Në fakt, Lista Studentore, e dalë nga protestat studentore kundër korrupsionit në Serbi, ka mbajtur një qëndrim kundërshtues ndaj pavarësisë së saj.

Gjatë fushatës zgjedhore, përfaqësuesit e kësaj liste kanë theksuar se Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë, në përputhje me Kushtetutën serbe.

Lëvizja ka kërkuar rishqyrtimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun Kosovë-Serbi, rikthimin e çështjes së statusit të Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe konsultimin me serbët e Kosovës për vendimet që lidhen me ta. Gjithashtu, ajo ka kërkuar që marrëveshjet e nënshkruara të shqyrtohen nga parlamenti dhe Gjykata Kushtetuese e Serbisë, duke lënë të hapur mundësinë e rishikimit të tyre.

Në Memorandumin për Kosovën, Lista Studentore e ka cilësuar atë si pjesë të patjetërsueshme të Serbisë dhe ka theksuar se zgjidhja e çështjes duhet të kërkohet përmes bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare, por brenda kornizës së Kushtetutës serbe.

Ka pasur shumë kritikat qeverisjes së Vucicit që lidheshin me zhvillimet në Kosovë, përfshirë heqjen e targave dhe dinarit serb, si dhe mbylljen e institucioneve që funksiononin sipas sistemit të Serbisë.

Megjithatë, analistët nuk presin që ndërrimi i pushtetit në Beograd të sjellë një ndryshim të shpejtë në qëndrimin ndaj pavarësisë së Kosovës, përkundrazi ata nënvizojnë se kundërvënia ndaj mëvetësisë së Kosovës mbetet pjesë e politikës shtetërore serbe dhe mbështetet nga një pjesë e madhe e opinionit publik në Serbi.

Ata thonë megjithatë se mbetet për tu parë nëse, pas ardhjes së mundshme në pushtet, këto deklarata do të shndërrohen në politika konkrete dhe si do të ndikojnë në dialogun me Prishtinën.

 

Top Channel