Dyshohet se dhunoi fëmijën 4-vjeçar, caktohet masa për edukatoren në Korçë

26/10/2026 15:04

Edukatorja e dyshuar për dhunimin e një fëmije 4-vjeçar në Korçë do të hetohet në gjendje të lirë.

Ajo u arrestua pak ditë më parë, pasi u ngrit një akuzë se dhunonte të miturën në kopsht.

Për të është caktuar masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Gjithashtu, është vendosur pezullimi i saj nga detyra, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.

Top Channel