E mërkurë, 06 Maj 2020
16:56
Masat e koronavirusit/ Polici shkon të këshillojë të rinjtë në park, ata e tallin e i vjedhin biçikletën

Një oficer mbështetës i policisë britanike shkoi dje të këshillonte një grup të rinjsh që kishin shkelur rregullat e kufizimeve të koronavirusit duke u grumbulluar në një park, por u prit me tallje e ofendime, madje një prej tyre i merr bicikletën.

16:51
Në garë për vaksinën/ Dy kompani të tjera fillojnë testimin te njerëzit

Dy kompani të tjera farmaceutike kanë filluar testimin tek njerëzit të vaksinës së tyre eskeprimentale të koronavirusit.

16:49
Jonida Maliqi konfirmon lidhjen me Romeo Veshaj

Këngëtarja shumë e dashur e publikut dhe moderatori Romeo Veshaj, prej kohësh janë aluduar për lidhje, ndarje e ribashkime për të cilat asnjëherë nuk janë prenoncuar.

16:49
Velipojë/ Gjendet një delfin i ngordhur me shenja gjaku në breg

Administrata e Zonave të Mbrojtura në Shkodër nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ ka bërë thirrje që peshkatarët të kenë kujdes pasi janë parë delfinë në Velipojë, ku fatkeqësisht njëri ishte i ngordhur.

16:45
Pandemia e koronavirusit/ Gjermani, rihapje tjetër e ekonomisë

Gjermania pritet të shpallë plane të mëtejshme për rihapjen e ekonomisë së mbyllur si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

16:41
Kohë pandemie! TikTok triumfon mbi të tjerët

TikToku po triumfon mes të lindurve në mijëvjeçarin e ri dhe popullariteti i tij po shpërthen, duke lënë pas edhe aplikacione të tjera, si Instagrami për shembull.

16:36
Rama jep lajmin e mirë, do të paguhet taksa vjetore për mijëra mjete. Ja kush përfiton

Kryeministri Edi Rama në përmjet një statusi në Facebook ka bërë me dije se DPSHTRR ka vendosur që të mbulojë taksën vjetore të viti 2020 për 7,204 mjete. Rama bën me dije se personat që përftojnë nga kjo takës dhe e kanë paguar do të kompensohen në pagesën pasardhëse.

16:22
Indonezi, tërmet 6.9 ballë/ Fuqia, sa rreth 15 bomba atomike

Një tërmet me magnitudë 6.9 ballë ka rënë në Indonezi sipas “European Mediterranean Seismological Centre (EMSC)”.

16:11
Njihuni me Motrat Karmelitane që qëndrojnë në “karantinë” për dekada

Në emisionin “Shqipëria Live”, ishte e ftuar përfaqësuesja e Kuvendit të Motrave Karmelitane, motër Maria.

16:00
Numri i lartë i çështjeve të prapambetura, KLGJ takim me USAID: Ja për çfarë u diskutua

Në kuadër të nisjes së zbatimit të Marrëveshjes së Mirëkuptimit të nënshkruar rishtazi në mbështetje të Gjykatës së Lartë për përmirësimin e efikasitetit dhe uljen e numrit të çështjeve të prapambetura, u zhvillua të mërkurën një takim midis Gjykatës së Lartë, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Projektit të USAID-it Drejtësi për të Gjithë.

16:00
Futbolli spanjoll/ Klubet u nënshtrohen tamponëve për Covid-19

Në Spanjë nisin testet për koronavirus te 42 klubet profesioniste, 20 të Primera Division dhe 22 të Segunda Division.

15:57
Basha: Nuk jemi larguar kurrë nga tryeza e Reformës Zgjedhore, gati propozimet e tjera

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryetarit të tryezës për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri i cili tha se pas mbledhjes online se do i kërkojë zyrtarisht opozitës që Këshilli Politik të rifillojë javës tjetër dhe nëse nuk duan të vijnë është vendim i tyre.

15:54
Zbardhet atentati ndaj prokurorit/ Arrestimi i 29-vjeçarit largoi autorët e dyshuar nga vendi i ngjarjes me makinë

Policia ka zbardhur atentatin e datës 1 nëntor 2019, ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja.

15:45
Pamje të rënda/ Rrugët e Ekuadorit mbushen me viktima të Covid-19

Trupat e viktimave të koronavirusit janë parë të shtrirë nëpër rrugët e kryeqytetit të Ekuadorit, në një kohë kur ishte njoftuar se pandemia nuk ka arritur akoma në Amerikën Latine, shkruan DailyMail.

15:41
Durrësi pret sezonin! Përgatitjet në pritje të hapjes, shpresa te pushuesit nga rajoni

Kreu i shoqatës së turizmit në Durrës, Eduard Xhepa e sheh të ardhmen e turizmit këtë verë, me plazhistët nga rajoni.

15:36
Bjellorusi, Lukashenko miraton paradën: Nuk dorezohemi ndaj virusit në Ditën e Fitores

Presidenti bjellorus Aleksandr Lukashenko ka theksuar rëndësinë e thellë ideologjike dhe emocionale të Ditës së Fitores ndaj nazizmit më 9 Maj, duke justifikuar vendimin për vijimin e paradës së planifikuar në 75 vjetorin e rëndësishëm.

15:34
Debat për Reformën Zgjedhore/ PS ftesë opozitës jashtëparlamentare: S’ju presim pafundësisht

Komisioni Parlamentar i Reformës Zgjedhore është mbledhur online, nga ku edhe një herë tjetër, mazhoranca qeverisëse përmes Damian Gjiknurit ka kërkuar bashkëpunimin e opozitës jashtëparlamentare.

15:31
Korçë/ Thyerje të karantinës dhe kundërshtim të policëve, dy në pranga, 5 nën hetim

KORÇË- 2 persona janë arrestuar ndërsa 5 të tjerë janë vënë nën hetim në Korçë për shkak se akuzohen për vepra të ndryshme penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

15:28
Fluks në qendrat shëndetësore/ Numri më i madh është i pensionistëve që shkojnë te mjeku

Zgjerimi i fashave orare, ka sjellë edhe një fluks veçanërisht pensionistësh nëpër qendra shëndetësore.

15:21
“Shteti shqiptar të vret në gjumë”/ Apeli për ndihmë i mbesës së shkrimtarit të famshëm

Vera Camaj, është mbesa e shkrimtarit të njohur Martin Camaj. Vera thotë që ka kaluar një jetë të vuajtur, nga dhuna e shkaktuar nga ish-bashkëshorti, malli për fëmijët, por edhe kushtet e vështira ekonomike.

15:20
Matura Shtetërore 2020, njoftim i rëndësishëm mbi nivelin e vështirësisë së testit

Në komunikimin e radhës, Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) Rezana Vrapi ka informuar mbi nivelet e vështirësisë të testeve të Maturës Shtetërore 2020.

15:14
A do mbyllet spitali “Covid 2”?  Zv. ministrja e Shëndetësisë: Ekziston mundësia që infeksioni të shtohet

Ministria e Shëndetësisë thekson se Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, është shprehur se COVID-2 “Shefqet Ndroqi” nuk do të mbyllet për t’iu rikthyer pacientëve, që vuajnë nga sëmundje pulmonare.

14:55
Rama për raportin e ‘Freedom House’: Shqipëria, vendi me ideksin më pozitiv të lirive demokratike në Ballkanin Perëndimor

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook ka reaguar lidhur me raportin e “Freedom House” për sa i përket demokracisë në vendin tonë.

14:51
Shpresë nga shkenca! Tajvan, vaksina e zhvilluar kundër COVID-19 testohet te minjtë

Një vaksinë e zhvilluar kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në Tajvan ka dhënë rezultate shpresuese mbi minjtë laboratorikë.

14:49
Për jetët e humbura! Spanja do të shpallë ditën e zisë kombëtare

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez ka deklaruar se qeveria e tij do të shpallë ditën e zisë kombëtare për më shumë se 25.800 vdekje që kombi evropian ka pësuar nga pandemia e koronavirusit.

14:43
10 mësimet kryesore që duhet të nxjerrim nga lufta kundër Covid-19

Ashtu siç ishte e paimagjinueshme që gjërat mund të ktheheshin në normalitet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA, ashtu na duket dhe situata aktuale e izolimit,  shkruan The Guardian.

14:35
Sociologu i njohur, zbulon çelësin se si mund të ulim vdekshmërinë me 50%

Në studion e emisionit “Shqipëria Live” ishte i ftuar sociologu Edmond Dragoti. Në studio u fol për aspektet negative që ndikojnë në shëndetin mendor këtë periudhë karantine.

14:24
Shpresë për pushime këtë verë! Ç’thonë liderët evropianë

Kryeministri i Italisë është lideri më i fundit evropian që shfaq shpresën se qytetarët e tij do të mund të bëjnë pushime verore këtë vit.

14:23
Fotot/ Nga tanket në rrugë tek protestat, fotoreporteri grek publikon pamjet e rralla të Shqipërisë

Fotoreporteri me famë botërore Nicos Economopoulos ka publikuar pamjet mbresëlënëse nga viti 1997 i njohur ndryshe edhe si viti i mbrapshtë.

14:21
Rehabilitohet blloku në rrugët “Gjok Doçi”, “Demir Nazeri” dhe “Princ Vidi”

Një investim i munguar prej 30 vitesh në infrastrukturën rrugore, po ua transformon realitetin banorëve të Njësisë 11 në Kryeqytet. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet për rehabilitimin e plotë të bllokut që kufizohet nga rrugët “Gjok Doçi”, “Demir Nazeri” dhe “Princ Vidi”, ku krahas ndërhyrjes në 10 akse rrugore, i jepet zgjidhje për herë të parë edhe derdhjes së ujërave të zeza. Veliaj tha se pavarësisht pandemisë dhe tërmetit, puna në kantieret e hapura nuk është ndërprerë.

14:12
Tom Cruise do fluturojë në hapësirë! Aktori pritet të xhirojë një film në ISS

Tom Cruise do të fluturojë në hapësirë në emër të kinematografisë dhe NASA thotë se kjo mund të ndodhë.

14:09
7 teori për dashurinë që dolën të vërteta edhe në praktikë

Ekzistojnë 3 etapa dashurie dhe në secilën prej tyre funksionojnë hormone të ndryshme.

14:04
“Unë s’do të mbaj maskë”/ Në udhëtimin e parë jashtë Shtëpisë së Bardhë, Trump vendosi vetëm syze

Presidenti amerikan, Donald Trump, vizitoi një fabrikë maskash në Arizonë, por zgjodhi të vendoste vetëm syze dhe jo maskë mbrojtëse, në atë që ishte udhëtimi i parë i tij jashtë Shtëpisë së Bardhë në plot dy muaj.

14:03
Fshihej në një banesë me qira, arrestohet 32-vjeçari i shpallur në kërkim

Tiranë – Një persona i moshës 32 vjeç, banues në Tiranë është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim.

14:01
Efektivët që humbën jetën në Letoni, Meta: Dëshmi e sakrificës së FA në misionet e NATO-s

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar 1-vjetorin e vdekjes tragjike në krye të detyrës të Major Klodian Tanushi dhe Zarife Hasanajt, gjatë një misioni të NATO-s për çaktivizimin e bombave në Letoni.

13:57
Të mundësh izolimin me ndihmën e miqve virtualë!

Ndërsa pandemia ka çuar në thellimin e ndjesisë së izolimit dhe vetmisë, shumëkush i është kthyer miqve virtualë të inteligjencës artificiale për të ndarë me ta problemet e tyre.

13:53
Soreca reagon për Reformën Zgjedhore: Këshilli Politik të rifillojë punën ndër-partiake, duhet mbështetur nga të gjithë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar në lidhje me mbledhjen e Reformës Zgjedhore.

13:50
Vaksina e tuberkulozit/ Testohet për mbrojtje nga Covid-19

Testimet klinike kanë filluar në një lagje në periferi të Cape Town, në afrikën e jugut, për të provuar efikasitetin e baksinës BCG të tuberkulozit, kundër covid 19. Testimet po kryhen nga një taks forcë në kuadër të një kërkimi klinik të gjerë.

13:50
Në luftë me virusin! Imuniteti ndaj Covid-19 në Republikën Çeke, “shumë i ulët”

Një studim në Republikën Çeke tregon se imuniteti i popullatës së këtij vendi ndaj koronavirusit është vetëm 4 deri në 5 përqind.

13:47
VIDEO/ Sherr në Tiranë, motorristi godet taksistin

Vetëm pak metra larg drejtorisë së policisë së Tiranës një motoçiklist dhe taksist janë konfrontuar fizikisht.

13:42
Fotot me ngjyra/ Ja si mbroheshin njerëzit një shekull më parë nga ‘Gripi Spanjoll’

Edhe pse janë bërë 100 vite, shumë gjëra duket se nuk kanë ndryshuar. Bëhet fjalë për mënyrën e mbrojtjes nga viruset, ku metoda kryesore është përdorimi i maskave dhe distancimi social.

13:40
“BE gati për negociata serioze me Shqipërinë”, komisioneri Varhelyi: Do çojmë përpara procesin sa më shpejt!

Në samitin virtual të BE me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të mërkurën do duhet të dërgohet një sinjal i qartë: BE kërkon të investojë në mënyrë strategjike megjithë krizën e Coronës, thotë Oliver Varhelyi për DW.

13:29
Thaçi telefonatë me presidentin e KE-së, Samiti i Zagrebit mesazh për Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një telefonatë me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, në kuadër të përgatitjeve për Samitin e Zagrebit që do të mbahet sot pasdite, nën organizimin e Kroacisë si kryesuese e radhës e BE-së.

13:25
Fotot/ Gjërat e çuditshme dhe të frikshme të gjetura në natyrë, por ja çfarë janë në të vërtetë

Të gjitha gjërat kanë një qëllim dhe funksion. Sidoqoftë, disa objekte janë kaq të veçantë, aq të çuditshme dhe aq të frikshme sa duhen një kërkim në internet për të deshifruar kuptimin e tyre.

13:12
Vlorë/ U largua nga banesa, 34-vjeçari denoncohet si i humbur nga babi i tij

Vlorë- Një person është denoncuar si i zhdukur pasi familjarët e tij nuk kanë asnjë informacion se ku mund të ndodhet.

13:05
Korçë/ Arrestohen dy persona të shpallur në kërkim për drogë, njëri ekstradohet në Greqi

Korçë- Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar në Greqi është arrestuar dhe më pas është bërë i mundur ekstradimi i tij nëpërmjet Pikës Kufitare të Kapshticës.

12:57
Manastirliu: Zgjerohet fasha orare e vizitave në qendra shëndetësore e poliklinika. Pas 11 majit vendoset…

“Hapja e sistemit shëndetësor do të jetë me faza. Duke filluar nga kjo javë e në vazhdim do të hapen fashat orare të vizitave në qendra shëndetësore dhe poliklinika, në parametra dhe protokolle sigurie për respektimin e distancimit fizik, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe personelit shëndetësor nga përhapja e COVID19”.

12:56
LVV: Dorëzohen në Gjykatën Kushtetuese përgjigjet për shkeljet e rënda të Presidentit

KOSOVË- Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci ka dorëzuar me 5 maj, në Gjykatën Kushtetuese komentet e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE. Ato janë përgjigje ndaj komenteve të Presidentit Thaçi për vendimin e datës 23 mars 2020.

12:47
Aplikacioni i pandemisë/ U shkarkua në masë nga të rinjtë gjatë pandemisë

TikToku po triumfon mes të lindurve në mijëvjecarin e ri dhe popullariteti i tij po shpërthen, duke lënë pas edhe aplikacione të tjera, si instagrami.

12:39
Meta reagon sërish për raportin e ‘Freedom House’: Meriton një reflektim të thellë…

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me raportin e ‘Freedom House”. Me anë të reagimit të dytë mbi raportin në fjalë Meta është ndalur tek ajo ku flitet për standardet e drejtësisë.

12:36
Lloj i ri koronavirusi/ Studimi në SHBA: Mutacioni po përhapet më shpejt se të tjerët

Një studim i ri i udhëhequr nga qeveria amerikane ka zbuluar se një lloj të ri të koronavirusit po përhapet në të gjithë botën më shpejt sesa llojet e mëparshme.

12:34
Raporti i Freedom House, reagon Basha: Qeverisë i ka rënë edhe maska e demokracisë

Kreu i Partisë demokratike, Lulzim Basha, me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka bërë një reagim në lidhje me raportin e ‘Freedom House’, sipas të cilit Shqipëria ka pësuar rënie në qeverisjen demokratike dhe në procesin zgjedhor.

12:33
Shtyrja e Euro 2020/ UEFA nis rimbursimin e biletave

UEFA nis procedurat për rimbursimin e biletave te kampionatiot Evropian të futbollit që u shty për në vitin 2021 për shkak të pandemisë coronavirus.

12:25
Nuk janë ashtu siç duken! Foto që do t’ju bëjnë t’i shikoni disa herë për t’i kuptuar

Na ndodh shpesh që një imazh ta shohim disa herë për shkak se nuk besohet ajo që vërejmë.

12:24
Fieri me 3 raste të reja: Një grua shtatzënë, fëmija dhe vjehrra e saj pozitive me CoVid-19

Rreth dy javë pas rasteve të fundit, në Fier rikthehet koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 3 raste të reja atje në 24 orët e fundit,.

12:17
Testimet e futbollistëve/ U nënshtrohen tamponëve për covid 19 në Spanjë

Në Spanjë nisin testet për coronavirus te 42 klubet profesioniste, 20 të primera Division dhe 22 të Segunda Division.

12:07
Berati, zonë e gjelbër/ Vetëm 2 raste aktive me covid 19 në qytet

Një nga 18 bashkitë e cila u konsiderua zona e gjelbërt është edhe Berati.

11:55
Zgjedhjet në UT/ Artan Hoxha, kandidati i parë për Rektor

Artan Hoxha dekan i Fakultetit të Drejtësisë aktualisht, është i pari kandidat i regjistruar për rektor në Universitetin e Tiranës.

11:52
Komunitetet fetare kërkesë për hapjen e objekteve të kultit, Rama: Në këtë datë do kemi hapa konkret

TIRANË- Më 18 maj do të merren hapat e parë konkret për hapjen e objekteve të kultit që pas mbylljes në fillim të marsit në kuadër të masave të frenimit të përhapjes së Covid-19.

11:43
30 euro ora për të “spiunuar” burrin/ Misionet e detektivëve privatë në kohë pandemie: Njëri ngjitej me vinç deri në katin e katërt tek e dashura

Shqipëria është vend që ka tashmë edhe dedektivë privatë. Dhe janë jo pak, por plot 50 të tillë të licensuar. Vetëm një institut që drejton Ndue Pjetra ka plot 13 të tillë.

11:36
Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri: Opozitën jashtë parlamentit nuk do e presim pafundësisht

Pas përfundimit të mbledhjes për reformën Zgjedhore edhe Bashkëkryetari i Komisionit Damian Gjiknuri ka folur për mediat.

11:29
Lajmi i mirë/ Shërohen edhe 25 persona të tjerë në vend, ja edhe sa raste mbeten aktive me Covid-19

25 persona kanë fituar betejën me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Kështu numri total i të prekurve ka shkuar në 395 numri i të shëruarve.

11:18
Përfundon mbledhja për Reformën Zgjedhore/ Hajdari: Ndryshimi i sistemit pikë e nxehtë. E kemi detyrim ndaj shqiptarëve përfundimin sa më shpejt

Ka përfunduar mbledhja për Reformën Zgjedhore. Rudina Hajdari ka deklaruar pas mbledhjes online se po shqyrtohen draftet e opozitës por jo të gjitha janë të realizueshme.

11:17
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 12 raste të reja, shkon në 832 numri i të prekurve

12 persona të tjerë janë infektuar me Covid-19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.

11:06
Rrëfimi: Pashë presidentin të zbulonte në TV se kisha Covid-19

Sita Tyasutami kishte të gjitha simptomat treguese të koronavirusit. Megjithatë, ndërsa ajo ishte në një shtrat spitalor në kryeqytetin e Indonezisë Jakarta, gjendja e saj nuk ishte diagnostikuar. As ajo e nënës së saj, Maria Darmaningsih, e cila ishte pranuar në të njëjtin spital.

11:03
Pamje të pa përsëritshme/ Në Gjermani shpallen fotografitë më të mira të natyrës në konkursin e njohur

‘Shoqëria Gjermane për Fotografinë e Natyrës’ ka shpallur fituesit e konkursit të ‘Photographer of the Year 2020’, dhe foto janë absolutisht të bukura.

11:00
Kosovë/ Në QKUK po trajtohen 15 pacientë me koronavirus

Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës njoftoi të mërkurën se në këtë repart aktualisht janë duke u trajtuar 15 pacientë të prekur me sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi.

10:43
Conte: Infeksioni i koronavirusit nuk do rikthehet, nëse italianët sillen si këto dy ditë

“Tani janë përcaktuar pragjet e alarmit, mund të studiojmë një parashikim të mundshëm të hapjeve me diferencime gjeografike”, kështu tha kryeministri italian Giuseppe Conte.

10:35
Plagosën tre persona në Ksamil pas sherrit për pronat, arrestohet njëri prej autorëve në kërkim dy të tjerë

Sarandë- Policia ka arrestuar një person ndërsa ka shpallur në kërkim tre të tjerë për një plagosje të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ksamil.

10:33
U krijuan për të shkaktuar “përçarje”/ Facebook fshin qindra llogari me qendër në Rusi, Iran dhe…

Facebook ka fshirë qindra llogari – më shumë se gjysma e tyre me qendër në Rusi, Iran dhe Gjeorgji – pasi ka zbuluar se ato u përkisnin rrjeteve që bëjnë fushata të ndryshme me ndikim.

10:30
Grabitësit thyejnë bankomatin dhe e ngarkojnë në kamion, por iu ndodh e papritura

Banorët e qytetit italian të Asiago xhiruan nga dritaret grabitësit që vodhën një ATM nga një mur, por planet e tyre u prishën nga policia.

10:26
Vrau fqinjin e tij, arrestohet 25-vjeçari në Vlorë

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim J. L., 25 vjeç, banues në Vlorë.

10:23
Meta i shqetësuar për raportin e ‘Freedom House’: Kambanë alarmi, koha për një ringritje të menjëhershme

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me konkluzionet e raportit të organizatës ‘Freedom House’. Meta me anë të një postimi në Facebook shkruan se është i shqetësuar nga raporti në fjalë, teksa shton se përkeqësimi i treguesve për nivelin e demokracisë, rënia ne qeverisje dhe proces zgjedhor kërkon një reflektim dhe përgjigje nga të gjithë.

10:20
Vlorë/ Aksidentoi një fëmijë 8-vjeç, procedohet 23-vjeçari

Policia e Vlorës ka proceduar në gjendje të lirë shtetasin M. M., 23 vjeç, banues në fshatin Xhyerinë, Vlorë.

10:13
Ilaçe kontrabandë me kamion, vihet nën hetim shoferi

Kakavijë- Një person është vënë nën hetim për shkak se ka tentuar që të kalojë kontrabandë në doganën e Kakavijës medikamente mjekësore.

10:08
1 vit nga tragjedia në Letoni, ku humbën jetën dy efektivë. Xhaçka: U detyrohemi dëshmorëve tanë

Forcat e Armatosura nderuan dy efektivët e rënë në krye të detyrës një vit më parë në Letoni, major Klodian Tanushin dhe nëntetare Zerife Hasanaj.

10:05
U tha se kishte kryer operacion, Inteligjenca e Koresë së Jugut reagon pas ‘zhdukjes’ disa ditore të Kim Jong Un: Ja pse ka ndodhur

Shërbimi i inteligjencës së Koresë së Jugut njoftoi sot se nuk ka shenja që lideri i Koresë së Veriut Kim John Un kishte një operacion në zemër.

10:02
6 shenjat që partneri nuk po tregohet i sinqertë me ju

Në marrëdhënie supozohet të marrim dashuri, kujdes dhe mbështetje, por nganjëherë përfundojmë duke u kontrolluar si një kukull teatroje nga partneri ynë.

09:52
​Skandali ‘trondit’ Britaninë, epidemiologu kryesor thyen karantinën për të takuar ‘të dashurën e martuar’

Këshilltari i qeverisë britanike, epidemiologu Neil Ferguson, ka dhënë dorëheqjen pas shkeljes së rregullave të izolimit.

09:50
Tiranë/ Tentoi të vriste me thikë kunatin e tij, pranga 45-vjeçarit

Një 45-vjeçar që tentoi të vriste me thikë kunatin e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, është vënë në pranga nga policia.

09:35
Mjekja tek Infektivi mesazh qytetarëve për fazën e hapjes: Koronavirusi do na bëj të jetojmë ndryshe

Shqipëria ka hyrë tashmë në fazën e hapjes së masave të ndërmarra në kuadër të frenimit të përhapjes së Covid-19.

09:28
Aksident në Lezhë-Milot, një 60-vjeçar në gjendje të rëndë transportohet drejt Tiranës

Një aksident ka ndodhur sot në mëngjes në aksin Lezhë Milot.

09:24
Prindërit përfshihen në sherrin e dy të rinjve/ Dy në pranga, një shpallet në kërkim

Dibër – Dy të rinj janë konfliktuar me njëri tjetrin në Dibër ku si pasojë janë përfshirë edhe prindërit e tyre.

09:18
Koronavirusi. Laboratorët dhe teoritë e Wuhanit: çfarë thonë politika dhe shkenca

Një tabloid australian dhe një Sekretar i Shtetit që mohon veten e tij janë të mjaftueshme për të rindezur diskutimin për komplotin e virusit

09:15
Foto/ Shpikjet e reja që mund të mbarojnë nga koronavirusi

Larja e shpeshtë e duarve, distanca sociale dhe mbajtja e maskave njihen si metoda për ndalimin e shpërhapjes së Covid-19, por në disa vende shumë njerëz kanë gjetur alternative për të bërë maskat e tyre me duart e veta.

09:02
Plagosi dajë e nip në Mamurras, vetëdorëzohet autori! Ja si ndodhi ngjarja

Kurbin- Është vetëdorëzuar në polici autori i plagosjes së dy personave gjatë mbrëmjes së djeshme në Mamurras të Kurbinit.

08:54
Covid-19/ Më shumë se 3.7 milionë të prekur dhe 258 mijë viktima nga koronavirusi në botë

Në botë numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi është rritur në 258 338, ndërsa të prekur numërohen 3,727,802.

08:46
Zbuloi skandalin dhe kritikoi qeverinë për masat ndaj koronavirusit, gazetari: Më kërcënojnë. Nuk guxoj të dal nga shtëpia, se…

Blaž Zgaga, fitues i çmimit Freedom of Speech Award (FOSA) nga Deutsche Welle, po përballet me fyerje dhe kërcënime, sepse ka kritikuar qeverinë për masat e krizës për Coronën.

08:41
Sot samiti virtual mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Samiti BE-Ballkani Perëndimor i parashikuar të mbahej në Zagreb do të zhvillohet sot, më 6 maj 2020 në formën e një videokonference për shkak të pandemisë COVID-19.

08:28
Gjermania planifikon rihapje të mëtejshme të ekonomisë

Gjermania pritet të shpallë plane të mëtejshme për rihapjen e ekonomisë së mbyllur si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

08:22
”Maj 2021”, Rama publikon videon: Parku i Madh i Durrësit do të zërë vendin e vatrës kanceroze të Porto Romanos

Kryeministri Edi Rama ka postuar sot një tjetër video- projekt, atë të Parkut të Madh të Durrësit.

08:07
“Udhëheqësit në Evropën Qendrore e Ballkan sulmojnë institucionet demokratike”, raporti i FH: Shqipëria rënie të ndjeshme

Organizata Freedom House ka arritur në përfundimin se një numër i madh udheqësish në Evropën Qendrore dhe Lindore as nuk përpiqen të pretendojnë se po luajnë sipas rregullave demokratike.

08:04
Hanami – Historia e soditjes së luleve në Japoni

Miliona turistë vizitojnë çdo vit Japoninë për të parë lulëzimin e qershive. Por tradita e soditjes së luleve aty ka një traditë shekullore.

07:46
Covid-19/ Mbretëria e Bashkuar bëhet vendi me numrin më të lartë të vdekjeve në Evropë

Mbretëria e Bashkuar është bërë vendi më numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi në Evropë dhe e dyta në botës pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

07:32
Rikthehen vranësirat dhe reshjet, njihuni me parashikimin e motit

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë reshje të izoluara në të gjithë territorin. Gjatë darkës vranësirat do të largohen duke i lënë vendin motit të kthjellët.

07:28
Shtyhet finalja historike, derbi bask do të luhet me tifozë, data ende e pacaktuar

Komuniteti bask duhet të presë edhe disa muaj për të parë finalen e shumëpritur të Kupës së Mbretit mes dy skuadrave më të mëdha të kësaj krahine, Athletic Bilbaos dhe Real Sociedad.

07:11
U operua në zemër, trajneri i Holandës ende në spital

Trajneri i përfaqësueses së Holandës, Ronald Koeman, do të qëndrojë të paktën deri të premten në spital, pas problemeve që shfaqi fundjavën e kaluar.

06:55
Xavi optimist për Messin: Mund të luajë deri në moshën 40-vjeçare

Ndonëse me 32 vite mbi supe, Lionel Messi vijon të luajë në nivele të larta dhe të shfaqet jo vetëm protagonist me Barcelonën, por edhe si një prej më të mirëve në botë, për të mos thënë absolutisht më i miri.

06:44
Eriksen: Nuk jam penduar që zgjodha Interin, po punoj shumë për t’u ambientuar

Një nga transferimet më të bujshme të merkatos së janarit ishte padyshim ai i danezit Christian Eriksen, që la Tottenhamin për t’iu bashkuar Interit në Serinë A, por fillimi në kampionatin italian nuk ishte aspak në nivelin e pritshmërive për fantazistin.

06:33
Covid-19/ Shtëpia e Bardhë planifikon shpërbërjen e task forcës

Task forca e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbyllet dhe të shpërndahet brenda disa javësh. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë presidenti i SHBA, Donald Trump.