Sot parashikohet mot i kthjellët me temperatura në rritje, ndërsa në zonat malore do të ketë dhe zhvillim të vranësirave, të cilat mund të sjellin reshje të izoluara.
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Bypass-in e Fierit, në vendin e quajtur Baltez.
Autoritetet amerikane zbuluan një tunel të papërfunduar 400 metra të gjatë nën kufirin me Meksikën.
Policia Rrugore ka shtuar prezencën e shërbimeve me uniformë në rrugë, por edhe të shërbimeve civile në patrullim, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore që shkaktohen si pasojë e shpejtësisë apo e parakalimeve të gabuara.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump sot i bëri thirrje qeverisë libaneze që të zhvillojë një hetim të plotë dhe transparent të shpërthimit që shkatërroi Bejrutin.
Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur në Fushë Krujë.
Një zjarr shpërtheu në hyrje të sheshit parlamentar sot në qendër të Bejrutit, ndërsa qindra demonstrues të zemëruar antiqeveritarë u përpoqën të shpërthejnë në zonën e rrethuar.
Më shumë se 273.550 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar sot në botë, dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve ka tejkaluar 19.46 milionë, njoftoi OBSH.
Britania e Madhe raportoi 1,062 teste të reja pozitive për koronavirusin, rritjen më të lartë ditore të infeksioneve të reja COVID-19 që nga fundi i qershorit, në një kohë të bllokimeve të reja lokale në disa zona dhe shqetësime për një valë të dytë të infeksioneve.
Dua Lipa thotë se të punosh me Madonna-n dhe Missy Elliott-in ishte e pabesueshme.
Të gjithëve u ka ndodhur, që mamaja të mos i ketë kontrolluar xhepat e pantallonave, xhaketave, përpara se t’i hedhë në lavatriçe, e si rrjedhojë pasaporta, telefona, para, janë “venitur” në ujë.
Edhe pse është vetëm gjashtë vjeç, Arat Hosseini, nga Irani, ka mësuar që për t’u bërë një futbollist i mirë duhet shumë punë e përkushtim.
Sot duket e largët të flasësh për vitet ’50-’80.
Një tërmet me magnitutë 5.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në Karolinën e Veriut.
Të gjitha kategoritë sportive të lejuara, dalëngadalë po rikthehen të gjejnë ritmin e humbur nga kjo periudhë pandemie.
Për katër netë në sheshin Skanderbeg janë shfaqur te projektuara disa nga veprat më të mëdha të autorëve më të mëdhenj të impresionizmit.
Gjatë periudhës së izolimit industria e agropërpunimit kaloi krizë ekonomike. Inxhinieri teknolog, Nazif Tiraveri thotë se gjatë kohës së karantinës produkti që ka shitur më shumë ka qenë kosi.
Është radha e gjykatës për të folur, nëse shitja dhe privatizimi i kompanisë ARMO u krye apo jo nën shpërdorimin e detyrës dhe nëse kjo çështje është hetuar apo jo siç duhet.
Edhe kjo e diel shënoi 6 viktima nga koronavirusi ne vend, ndërsa u konfirmuan 136 raste të reja.
E marta e katër gushtit do të mbahet mend gjatë për Libanin, pasi në këtë ditë kryeqyteti i vendit, Bejrut, pësoi një shpërthim të madh, e cila i mori jetën rreth 160 personave dhe lëndoi mbi 5.000 të tjerë.
Një person rreth moshës 79-vjeçare ka humbur jetën në fshatin Bujkë, Bashkia Mat si pasojë e asfiksisë.
Një zjarr masiv ka përfshirë një ndërtesë në Çeki, duke lënë të vdekur rreth 11 persona, 3 prej të cilëve fëmijë.
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Vlorë.
Një shpërthim rastesh me Covid-19 vihet re në Greqi, saktësisht 355 persona në dy ditë.
Kryetari i Partisë për Aksion Demokratik (SDA) dhe nënkryetar i Kuvendit të Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegovic nuk beson se do të ketë një lider midis serbëve që do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe nëse kjo ndodh, sipas tij, me këtë do të hapej oreksi për Bosnjë e Hercegovinën, duke shtuar se do të ketë shumë zhurmë, nga e cilat nuk do të ketë asgjë.
Nën dyshekë, qilima, në rrobat e papastra, libra ose sirtarë… Nëse zgjidhni këto vende për të ruajtur para, dijeni se hajdutët “do të depërtojnë” lehtësisht dhe do t’i gjejnë ato.
Sipas një studimi të fundit, kalciumi në kockat dhe dhëmbët tanë vjen nga yje që shpërthejnë në supernova dhe e shpërndajnë këtë mineral në hapësirë në sasi të mëdha.
Ditën e djeshme Juventusi njoftoi ndërprerjen e parakohshme të kontratës së trajnerit Muricio Sarri dhe emëroi në vend të tij një njohje të vjetër të skuadrës bardhezi, Andrea Pirlon.
Pacientët me sëmundje të zemrës kanë më shumë të ngjarë të shmangin shtrimin në spitale për shkak të pandemisë me koronavirus, edhe nëse ata kanë simptoma të një sulmi, tregon një studim i fundit.
Një incident komik ndodhi në Berlin, saktësisht në një zonë pikniku nudist, ku derri i egër me dy këlyshë vodhi një qese plastike që mbante laptopin e njërit prej njerëzve që ndodheshin aty.
Një ngjarje e trishtë është shënuar në Indi.
Të dhënat e reja nga misioni Juno i NASA-s në Jupiter, tregojnë se e ashtuquajtura rrufe e cekët po ndodh në planetin tonë më të madh në Sistemin Diellor.
Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 85 raste të reja nga 1188 teste të bëra, ka njoftuar Instituti i Shëndetit Publik.
Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare studiuesi dhe kritiku i muzikës, Loro Sata, babai i artistit shqiptar, Vlashent Sata.
Modelja shqiptare Lorena Haliti jeton prej kohësh në Amerikë. Së fundmi, ajo po përballet me një ngjarje tejet të pazakontë me kompaninë “Uber”.
Vullneti dhe dashuria për natyrën, bënë që Shaun Schroeder nga Britania e Madhe, ta shndërronte kopshtin “e varfër” të shtëpisë në një lulishte përrallore.
Zelanda e Re është një nga shtetet e pakta që nuk ka raportuar prej 100 ditësh asnjë rast të ri me COVID-19, por megjithatë autoritetet i paralajmëruan qytetarët të tregohen të kujdesshëm, pasi si Vietnami dhe Australia po përballen me “ringjallje” të rasteve të reja.
Pa maska dhe duke mos respektuar masat antiCovid, mijëra motoristë kanë mbërritur në qytezën e vogël në Dakotën e Jugut, në SHBA.
Një baba është konsideruar hero në Florida të SHBA-ve, pasi shpëtoi vajzën e tij 4-vjeçare nga sulmi i një aligatori.
Rita Ora është një nga VIP-et më aktive dhe sensuale në rrjetet sociale.
Teksa në një deklaratë për mediat, lidhur me situatën e koronavirusit në vend, Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik bëri me dijeni se gjatë 24 orëve të fundit pati 136 raste të reja, 6 humbje jete dhe 74 të shëruar, po kështu apeloi për kujdes dhe respektim të masave antiCovid.
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 561 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 136 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.
Një sherr masiv është shënuar në një plazh të Belgjikës.
Një nënë në Britaninë e Madhe, ka rrëfyer mes lotëve momentet e fundit me djalin e saj 8-vjeçar, i cili humbi jetën si pasojë e një sëmundjeje të paqartë.
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti është deklaruar në lidhje me fillimin e vitit të ri shkollor në vendin tonë.
Sot nuk është regjistruar asnjë rast i ri me koronavirus në Komunën e Malishevës
Numri i turistëve që vizitojnë Parkun Arkeologjik te Apolonisë ka ardhur ne rritje gjatë ditëve me mot te paqendrueshëm. Qyteti antik u vizitua nga me pak se 100 turistë ne 24 orë.
Në fund të korrikut, banorët e këtij pallati në lagjen nr.9 të qytetit të Durrësit u lajmëruan për shembjen e tij më 16 gusht.
Përmbaruesit e dyshojnë ministren e drejtësisë se po tejkalon kompetencat që i kanë dhënë ligjet e reformës në drejtësi për profesionin e tyre dhe ndaj i janë drejtuar Gjykatës së Apelit administrativ me kërkesën që gjyqtarët të shfuqizojnë katër urdhëra të saj.
Përveç pandemisë që në këtë sezon veror dikton masa të larta higjieno-sanitare dhe distancim fizik, pushuesit duhet të kenë parasysh edhe rreziqet e tjera shëndetësore gjatë qëndrimit në plazhet e shumta të Adriatikut.
Një ditë pas sulmit me armë zjarri të shënuar në drejtim të këtij hoteli në hyrje të Tushemishtit brenda të cilit ndodheshin dhjetëra pushues policia ka ndaluar një nga personat e dyshuar dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 462 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 188 raste pozitive.
Kjo ishte intervista e fundit qe skulptori i njohur Arben Bajo dha 1 muaj më parë për kolegen Jetona Kocibelli gjate realizimit të programit “Excluzive” në Top Channel, për artistin Mumtaz Dhrami.
Ish mbreti spanjoll, Huan Karlos, raportohet se ka udhëtuar drejt emirateve të bashkuara arabe pasi la vendin e tij në mesin e një hetimi për korrupsion.
Adhuruesit e muzikës i janë drejtuar një parkingu makinash në aeroport, me makinat në distancim social, për të dëgjuar orkestrën simfonike të Montrealit të luajë Beethovenin, Ravelin dhe Mozartin, në periudhat mes ngritjes së një fluturimi e një tjetri.
Një birrari bavareze mori statusin zyrtar të birrës së Mynihut për të parën herë në një shekull, çka i garanton asaj një vend mes emrave të mëdhenj si Loewenbraeu në festivalin e famshëm të Oktoberfestit.
Pesë artistë kanë hyrë vullnetarisht në izolim për 14 ditë dhe e kanë bërë këtë në kuadër të një festivali teatri në Litschau, në Austrinë veriperëndimore.
Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka njoftuar se bashkë me fondacionin e tij do të shpenzojë 150 milionë dollarë për të shpërndarë vaksinën për koronavirusin, kur kjo e fundit të gjendet, për fashat më të varfra të popullatës.
Ndërsa koronavirusi ka gjunjëzuar ekonominë globale, biznesmeni tajlandez, Yod, vendosi ti bënte betes një dhuratë 872 mijë dollarëshe, një lamborgini të gjelbër.
Shfaqjet e famshme të Broadway-t në Nju Jork u pezulluan pasi vendi u godit nga pandemia e koronavirusit.
Nëpër shtëpi, në rrugë, lulishte e makina, arinjtë janë kudo në SHBA.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar një rekord rastesh të koronavirusit të shtunën me më shumë se 5 milionë njerëz tani të infektuar ndërsa zyrtari më i lartë i sëmundjeve infektive në vend ofroi më herët këtë javë shpresë se një vaksinë mund të jetë e vlefshme deri në fund të vitit.
Makina diellore, Nauna Phoenix, bëri sot në mëngjes provën e parë në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Trafikut Rrugor, në Leystad të Holandës.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar urdhra ekzekutivë, që zgjatë ndihmën ekonomike ndaj amerikanëve që janë dëmtuar nga pandemia e koronavirusit.
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për futjen e xhandarmerisë në territorin e Kosovës, duke thënë se një ndërhyrje e tillë e xhandarmërisë është e papranueshme e po ashtu edhe indiferenca e institucioneve vendore.
Protesta të dhunshme janë mbajtur në rrugët e Bejrutit, pak kohë para se të mbahet një video-konferencë, që ka për qëllim mbledhjen e fondeve, për të ndihmuar Libanin pas shpërthimit të fuqishëm të 4 gushtit.
Duke mos mjaftuar plazhet e mbipopulluara gjatë ditës, britanikët janë parë të shumtë edhe gjatë orëve të vona të natës, ku frekuentuan klubet.
E shtuna ishte një ditë intensive për Juventusin që bërë ndryshime në pankinë.
Gjatë fundjavës janë pezulluar 32 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Tirana ka mësuar emrin e skuadrës me te cilën do të përballet në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve për sezonin e ardhshëm.
Gratë ose burrat jashtëmartesorë, me para të Shtetit, do të kenë mundësi të shkojnë t’i shohin të dashurit e tyre në Hagë, në rast se ata do të ballafaqohen me akuzat e Gjykatës Speciale.
Policia ka arrestuar administratorin e një firme ndërtimi, pasi një 55-vjeçar humbi jetën ditën e djeshme gjatë punës.
Çaste tragjike po përjetojnë banorët e krahinës se Evias, pas valës se motit të keq te quajtur “Thaleia” e cila po godet Greqinë ditët e fundit.
Policia e Tiranës ka ndëshkuar me nga 3.000.000 lekë gjobë, pronarët e dy restoranteve, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i ka shprehur ngushëllime familjes së skulptorit Arben Bajo.
Kjo është njësia e mjeshtrit të njohur të gurit Muhedin Makri i cili vite më parë i ktheu zhurmat karakteristike të artizanëve pazarit të Gjirokastrës. Ai nuk është në jetë më prej disa muajsh por i biri Ermali dhe nipi Eltoni po e vazhdojnë këtë profesion me shumë pasion në pazar.
Vetëm disa minuta larg Sarandës dhe do të gjendeni përballë një pamjeje mahnitëse të detit gurkali, dhe ishujve të vegjël shkëmborë me një bimësi të egër të dendur.
Në Rusi, numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka arritur në 887.536, ndërsa ai i të vdekurve në 14.931.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla thotë se ngjarja e 7 gushtit në Karaçevë nuk rezulton të jetë patrullim i sinkronizuar, por patrullim i përbashkët mes KFOR-it dhe Serbisë. Sipas saj, për këtë gjë askush nuk ka mandat e as autorizim.
Mjeku Tritan Kalo ka apeluar për respektimin e masave me qëllimin frenimin e përhapjes së infeksioneve.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të skulptorit Arben Bajo, i cili nuk arriti të fitonte betejën me COVID-19.
Ish-deputetja e PD-së, Jorida tabaku, tha se klima e biznesit në vend është “mbytëse”, ndërsa thekson se bizneset shqiptare zgjedhin të investojnë jashtë vendit.
Polica ka gjobitur me 1 milion lekë gjobë shtetasin B.Gj., i cili në kundërshtim me protokollet e sigurisë kishte organizuar dasmë në oborrin e banesë së tij me një numër të madh personash.
Qyteti japonez Nagasaki më 9 gusht shënoi 75-vjetorin e sulmit me bombë atomike nga SHBA-ja, duke iu bërë thirrje liderëve që të bëjnë më shumë në ndalimin e armëve bërthamore.
Janë gjobitur pronarët e dy restoranteve në Berat, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me aktin Normativ.
Pronari i një lokali në Shijak është gjobitur me një milion lekë, pasi organizoi dasma në biznesin e tij, në kundërshtim me Aktin Normativ.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mark Esper thotë se Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të shkurtojnë numrin e forcave ushtarake në Afganistan “nën 5,000 trupa” deri në fund të muajit nëntor.
Policia e Fierit ka sekuestruar 24 doza kanabis dhe arrestuar në flagrancë poseduesin e tyre.
Teksa shtete të ndryshme vunë masa të rrepta ndaj shoqërisë, për shkak të rrezikut nga COVID-19, shumë persona është dashur që të izolohen së bashku.
Masat e Qeverisë kundër Covid-19, që kufizojnë orarin e punës, kanë ndikuar negativisht te bizneset në kryeqytet.
Si pasojë e Covid-19, në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 905 vdekje, në Indi 935 dhe në Meksikë 695.
Në pamjet e siguruara nga Top Channel shihet teksa shtetasi me inicialet B.B., po vadit bimë narkotike të kultivuara në parcelat e fshatit.
Është ndaluar një prej autorëve të ngjarjes të ndodhur ditën e djeshme në hotelin “Voloreka”, në Tushemisht, si dhe janë shpallur në kërkim 3 bashkëpunëtorët e tij.
Anketimi me sipërmarrjet nxjerr në pah pasojat e rënda të pandemisë të shkaktuar te sipërmarrjet.
Maqedonia e Veriut të shtunën ka regjistruar 200 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi i ri. Kjo paraqet rritje të infektimeve krahasuar me periudhën e para një jave, kur numri i infektimeve ishte nën 100 brenda 24 orëve. Të dhënat i referohen testimit 1,828 mostrave.
Presidenti amerikan, Donald Trump ndërmori të shtunën hapa për të shtyrë pagimin e taksave për miliona amerikanë dhe për të zgjatur në kohë programin tashmë të skaduar të përfitimeve për papunësinë, pas dështimit të negociatave me Kongresin.
Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë, ku një 13 vjeçar është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Sarandës.
Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me shira dhe përmbytje ka goditur Evian në Greqi.
Skulptori i njohur Arben Bajo nuk e ka fituar betejën me COVID-19. Lajmi i trishtë është dhënë nga miqtë e tij në rrjetet sociale.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në bashkinë e Vaut të Dejës, ku person është gjetur i vrarë me armë zjarri.