Artistë në karantinë/ Austri, performance ne konteinere

09/08/2020 14:59

Pesë artistë kanë hyrë vullnetarisht në izolim për 14 ditë dhe e kanë bërë këtë në kuadër të një festivali teatri në Litschau, në Austrinë veriperëndimore.

Aktorët e rinj, pjesë e grupit teatror kollektief, janë mbyllur në konteinerë për 14 ditë, për performancën, ju lutem mos prekni duke bërë kështu paralele me periudhën e karantinës të vendosur për të luftuar koronavirusin e ri dhe se si eventet teatrale mund të vazhdojnë gjatë periudhës së masave të sigurisë dhe kufizimit të tubimeve.

Pesë konteinerët, secili i pajisur me një panel xhami, janë vendosur në një rreth dhe janë të pajisur me të njëjtat orendi, një krevat, një tavolinë, një karrige dhe një panel i bardhë pas të cilit ata mund të vishen e zhvishen. Pa një smartfon dhe pa laptop, ata kanë marrë me vete vetëm 14 sende personale. Aktorët mund të ndërveprojnë me njëri tjetrin mes konteinerëve me një mikrofon. Lejohet të dalin jashtë vetëm për të shkuar në tualet dhe për të bërë dushe, por janë të detyruar të qëndrojnë brenda gjatë gjithë pjesës tjetër të kohës.

Audienca mund ti shohë këta vullnetarë të izoluar në cdo kohë. Performanca nisi më 1 gusht dhe përfundon më 15 gusht.

Top Channel