Teksa në një deklaratë për mediat, lidhur me situatën e koronavirusit në vend, Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik bëri me dijeni se gjatë 24 orëve të fundit pati 136 raste të reja, 6 humbje jete dhe 74 të shëruar, po kështu apeloi për kujdes dhe respektim të masave antiCovid.

Nisur nga fakti se janë vënë re raste të shtuara që lidhen me grumbullime në ceremoni festive apo mortore, rikujtojmë qytetarët se ndalohen të gjitha grumbullimet pasi janë burim i përhapjes së infeksionit, duke vënë në rrezik shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë për më shumë kujdes për respektimin e rregullave të higjienës, vendosjes së detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe respektimit të distancimit fizik.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.
Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid-19.

Koronavirusi në Shqipëri/ 136 raste të reja, 6 humbje jete dhe 74 të shëruar në 24 orët e fundit

Top Channel