FOTO/ Ç’po ndodh në SHBA?! Arinjtë ‘zbresin’ shumë pranë njerëzve

09/08/2020 14:29

Nëpër shtëpi, në rrugë, lulishte e makina, arinjtë janë kudo në SHBA.

Ditët e fundit është raportuar gjerësisht prezenca e arinjve shumë pranë njerëzve. Një rast tjetër që ka në qendër një ari ka ndodhur në Kolorado.

Pikërisht kafsha është parë duke hapur me putra derën e pasme të një makine tip “Jeep”, e më pas ka hyrë brenda. Në pamje shihet se fillimisht ariu hedh nga makina një termus, -e cila mendohet se ka qenë plot e përplot me ushqime-, por kafsha nuk ka zgjedhur që të marrë me vete atë, po një çantë, e cila veç disa parave nuk kishte asgjë tjetër. Pas këtij veprimi ai shihet duke u larguar i lumtur.

Prezenca e arinjve është bërë kërcënuese në SHBA, kujtojmë se para pak javësh një burrë u sulmua nga ariu në përpjekje për të mbrojtur fëmijët e tij të mitur.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel